Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja për ndalimin e dy mjekëve të maternitetit "Koço Gliozheni", pas vdekjes në spital të 35-vjeçares në muajin e nëntë të shtatzënisë, Aida Çajka.

Një natë më parë, organi i akuzës së kryeqytetit, nxori urdhër ndalimi për mjekët H. K., 47 vjeç si dhe D. D., 45 vjeç, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Në njoftimin e Prokurorisë përshkruhet edhe kalvari i nënës shtatzënë Aida Çajka në tre spitale.

"Ne daten 16.09.2016  rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes  A. C.  dhe e fëmijës së saj  seksi femër.

E ndjera A. C., e cila ishte ne muajin e 9 te shtatezanise, eshte paraqitur ne date 15.09.2016 rreth ores 22.30  ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik   “Koco Glozheni”  ne gjendje te rende shendetsore e shoqeruar nga te aferm te saj. Ne vijim, e ndjera eshte vizituar nga mjeket obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., te cilet, pasi jane konsultuar ndermjet tyre, pavaresishte gjendjes se rende te pacientes, e kane derguar pacinten per nje kontroll ne QSUT per konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizitës është dërguar përsëri në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik, “Koco Gliozheni” në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore.

Pas mbërritjes në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth ores 04.00 ne gjendje shume te rende shendetsore, e ndjera i eshte nenshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( femija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar nje nderhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kesaj nderhyrjeje
". 

Rreth orës 20.00 të një nate më parë, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër ndalimi për mjekët e maternitetit H. K., datëlindja 1969 si dhe D. D., datëlindja 1971. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com