TIRANE - Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi në një deklaratë për mediat tha se vdekja e Komisar Musa Skurës është një lajm i keq për shtetin ligjor në Shqipëri.
FRD është e shqetësuar sepse beson se goditja ndaj uniformave blu është sulm i hapur ndaj shtetit. Duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit,si dhe kolegëve të tij Topi i bëri thirrje qeverisë të kujdeset dhe të mbrojë jetën e njerëzve që i shërbejnë shtetin me përkushtim dhe profesionalizëm. Kryetari i FRD-së është pranë njerëzve të afërm të komisarit për të ndarë me familjen Skura dhimbjen dhe dëshpërimin për humbjen tragjike.
LSI APEL PER MASA SHTRENGUESE NGA SHKELESVE TE LIGJIT
Ngushëllime për vdekjen e shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura ka shprehur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama pasi shprehu ngushëllimet për familjen Skura, theksoi se duhet reflektuar me përgjegjësi dhe masa shktrënguese për të gjithë ata që mbajnë armë pa leje, apo ushtrojnë dhunë mbi punonjësit e policisë.
“Shprehim gushëllime për vdekjen shefit të policisë Musa Skurën, i rënë në krye të detyrës. Ngushëlloj përzemërsisht dhe u gjendemi pranë familjes, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin njerëzor. Ngushëlllime të gjithë forcave të policisë së shtetit për humbjen, duke u shprehur mbështetje maksimale, në luftën kundër krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”, u shpreh Rama.
Më tej, Luan Rama bëri thirrje për më shumë përgjegjësi dhe për dënim maksimal nga drejtësia të atyre që ngrenë dorën kundër punonjësve që janë në misionin fisnik të mbrojtjes së qytetarëve.
“Duke reflektuar më përgjegjësi, LSI kërkon më shumë masa shtrënguese të dënimit penal ndaj atyre me armëmbajtje pa leje, dhunën armët, kundër çdo punonjësi të shtetit në detyrë. Ata janë në një mision fisnik, në shërbim të qytetarëve dhe cilido që ngre dorën dhe armën duhet të përgjigjet ligjërisht dhe ndaj tyre drejtësia duhet të japë drejtësinë maksimale. Rasti i Skurës nuk është i fundit, apel për më shumë solidaritet njerëzor dhe qytetar, që të jemi bashkë në mbrojtjen e jetës dhe zbatimin e ligjit”, përfundoi Luan rama.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com