Vdekja e të riut në  Tiranë, Berisha reagon sërish: Vrasje nga bandat me uniformë Rama-Çuçi! Kokaina në stomakun e tij si revolja në pellg e Klodian Rashës

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë mbrëmjen e djeshme. Berisha ka shkruar sërish për të riun duke akuzuar qeverinë se e ka vrarë dhe se është vepruar njëlloj si me Klodian Rashën. .

'Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.

Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!

Të dashur miq,

Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:

1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital,

2-  në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh.

3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.'- shkruan Berisha. 


Lajmi kryesor:

Vdekja e të riut në duart e policisë/ Berisha: U rrah për vdekje nga efektivët! PL: Të dorëhiqet Çuçi! Të rinjtë të ngrihen në protestë (REAGIMET)


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI