-
Lear Kurti vdiq nga mbidoza pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës nuk gjen shkelje nga efektivët, kërkon në gjykatë pushimin e çështjes
Një vit hetime nga prokuroria e Tiranës nuk kanë gjetur shkelje nga efektivat e policisë në vdekjen e 32-vjeçarit Leart Kurti. Grupi i hetimit ka vendosur pushimin e çështjes pasi nuk ka vepër penale ndërsa vendimi është dërguar për konfirmim në gjykatë. Ekspertiza mjekësore, ka evidentuiar se vdekja e të riut ka ardhur nga gëlltitja e dy qeseve me kokainë.
28 Nëntor 2023, 12:42 -
PD e Berishës: Veliu dhe Çuçi manipuluan vdekjen e Lear Kurtit, krim shtetëror
PD e Sali Berishës këmbëngul se vdekja e të riut Lear Kurti pas shoqërimit nga policia në tetor të vitit 2022, është krim shtetëror. Ndalur në raportin që ka publikuar Avokati i Popullit për vdekjen e Lear Kurtit, Garo në një deklaratë për mediat nga selia blu pretendon se 32-vjeçari ka humbur jetën pas abuzimit nga efektivët e policisë.
19 Janar 2023, 14:02 -
Vdekja e Lear Kurtit nga mbidoza pas arrestimit, Raporti i Avokatit të Popullit: Policia mund të parandalonte ngjarjen! Ja rekomandimet
Vdekja e Laer Kurtit nga mbidoza e kokainës që i shkaktoi infarkt, pasi u arrestua nga policia, mund të ishte parandaluar nga uniformat blu. Ky është përfundimi i Avokatit të Popullit në një raport që ka bërë, të cilin ia ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtorit të Tiranës Tonin Voci si dhe Shefit të Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë ku ndodhi ngjarja, Altin Lila.
17 Janar 2023, 17:05 -
Zyrtare: Lear Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës! Ekspertiza mjeko-ligjore: I shkaktoi ishemi akute dhe ndalim të menjëhershëm të zemrës
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për Lear Kurtin, 32 vjeçarin, i cili vdiq pasi u shoqërua në komisariat. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së Lear Kurtit, ka qenë helmimi (mbidozë) akut me lëndë narkotike të tipit kokainë, duke i shkaktuar infarkt në zemër
17 Nëntor 2022, 09:30 -
Vdekja e Lear Kurtit, dëshmia e 6 mjekëve dhe infermierëve të ‘Traumës’: Mbërriti i pajetë në spital! I dhamë ndihmë, por s’e kthyem dot në jetë
Teksa vijojnë hetimet për vdekjen e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në spitalin e Traumës.
31 Tetor 2022, 10:28 -
Debate te ‘Siguria'/ Ardi Veliu prezanton buxhetin e AMP, opozita ikën nga salla: Na sollët një kriminel me uniformë, manipuloi vrasjen e Lear Kurtit (VIDEO)
Me debate të forta është zhvilluar mbeldhja në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP, Ardi Veliu po prezanton projektbuxhetin 2023. Opozita ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tjetër, duke e cilësuar Ardi Veliun si një ‘manipulator’.
28 Tetor 2022, 11:41 -
Kartela e Traumës: Lear Kurti mbërriti i vdekur në spital! Pyeten bluzat e bardha: Bëmë maksimumin, por nuk reagoi
6 bluza të bardha të spitalit të Traumës, infermierë, ndihmës mjekë dhe mjekë të turnit të tretë më 19 tetor po pyeten nga prokuroria në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti.
26 Tetor 2022, 15:37 -
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti: Keqmenaxhim nga policia! Gazetari: Protestat në vend bëhen pa kauzë, s’ka transparencë
Humbja e jetës së Lear Kurtit në rrethana te të cilësuara si të mistershme ka qenë tematika e sotme në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj. Ku po çalojnë hetimet për të shuar dyshimet për vrasjen apo vdekjen nga overdoza të Lear Kurtit?
25 Tetor 2022, 19:12 -
Salianji për sulmet kibernetike: S'dimë në çfarë niveli ka shkuar hakerimi! Sistemet në Shqipëri nuk kanë mbrojtje, ndonëse janë shpenzuar miliona para
Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se nuk kishte ndonjë sekret të madh pasi cdo gjë është zbuluar nga hakerat iranianë. Sa i përket sulmeve kibernetike, thotë se sistemet në Shqipëri nuk kanë mbrojtje, ndonëse janë shpenzuar miliona para.<
25 Tetor 2022, 12:43 -
Salianji për vdekjen e Lear Kurtit: Kishte nxitim për manipulim të ngjarjes! Policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë
Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Sigurisë pati debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti.Deputeti i PD Ervin Salianji drejtoi gishtin nga drejtuesit e policisë duke thënë se s’duhet të vrasë qytetarët por t&rsq
25 Tetor 2022, 12:02 -
Vdekja e Lear Kurtit, Rrumbullaku: Brenda 48 orësh jap shpjegime të plota, respektoni mundin e policëve! Debate te 'Siguria', opozita kërkon llogari
“Brenda 48 orësh do të jap shpjegime për vdekjen e Lear Kurtit”. Kështu u përgjigj drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen për Komisionin e Sigurisë Kombëtare pasi opozita kërkonte përgjigje për shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit.
25 Tetor 2022, 10:26 -
‘Leari po bënte lëvizje të pakontrolluara, ambulanca po vonohej’ zbardhet dëshmia e 2 efektivëve që ndaluan 32-vjeçarin që iu vdiq në dorë
2 efektivët e policisë që kanë ndaluar të riun Lear Kurti, kanë dhënë dëshminë e tyre se si ka ndodhur ngjarja. Një nga efektivët ka treguar bisedën që ka pasur me të riu. Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Igli Çelmeta, efektivi deklaron se kur e ndaloi të riun u rrëzuan në tokë të dy.
24 Tetor 2022, 17:51 -
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti i kriminalistikës: Momenti i autopsisë është filmuar! Efektivët duhet ta kishin çuar në spital, jo në komisariat
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa bëri me dije se momenti i autopsisë së Lear Kurtit është filmuar dhe do t’i vihen në dispozicion prokurorisë. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, u shpreh se prioritet është shëndeti i njeriut ndaj efektivët duhet ta kishin çuar në spital sapo kanë konstatuar gjendjen jo të mirë shëndetësore të 32-vjeçarit.
24 Tetor 2022, 14:01 -
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti, Meta: Policia nuk shihet si një institucion që të mbron! Ardi Veliu të procedohet penalisht
Në një konferencë për mediat Ilir Meta ka akuzuar policinë e Shtetit për vdekjen e të riut Lear Kurti, ndërsa u ka bërë thirrjeve organeve hetimore që të vijojnë hetimet. Meta u shpreh se policia tashmë nuk shihet më si një institucion që mbron jetën e qytetarëve.Meta dre
24 Tetor 2022, 13:53 -
Vdekja e Lear Kurtit, Berisha dhe Meta akuza policisë: I morën shpirtin xhelatë me uniformë! E vrau policia patronazhiste e Ramës
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar policinë për vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pasi u shoqërua nga policia, sepse kishte konsumuar një dozë kokainë, nga frika se mos efektivët e kapnin me drogë. Duke u ndalur tek protesta, Berisha ftoi qytetarët që të vijojnë protestat në mënyrë që krimet mos të përsëriten.
24 Tetor 2022, 12:23 -
Alba Malltezi: Vdekja e Lear Kurtit si një test nëse në Shqipëri strehohet njerëzorja
Është njerëzore që institucionet të flasin qartë dhe të jenë supertransparentë me median dhe me familjen. Askush nuk meriton vdekjen, çfarëdogjë të ketë bërë dhe askush nuk meriton hijena mbi kufomë për cilëndo arsye. Vetëm një shtet i drejtë e njerëzor largon hijenat dhe mund të qetësojë zemrën e një nëne për djalin e saj.
24 Tetor 2022, 11:36 -
Vdekja e Kurtit, Prokuroria e konfirmon: Qese me kokainë në stomakun e viktimës! Hetime për ‘veprime arbitrare' dhe 'mosdhënie ndihme'
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ku pas shoqërimit nga policia gjeti vdekjen 32-vjeçari Lear Kurti. Prokuroria thotë se hetimet do të zhvillohen për 'veprime arbitrare' dhe 'mosdhënie ndihme'.
24 Tetor 2022, 10:36 -
Tritan Shehu pas fotos së Lear Kurtit me serum në spital: Është perfuzion venoz bëhet për disa arsye, edhe nëse s’ka shenja evidente jete
Tritan Shehu, deputet i ‘Rithemelimit’, me profesion mjek ka sqaruar foton ku Lear Kurti është shfaqur me një serum në dorë. Ai i ka dalë në mbrojtje mjekëve të spitalit të Traumës, duke argumentuar se serumin në foton ku Lear Kurti. Deputeti thotë se akuza ndaj mjekëve se kanë gënjyer duke thënë se ka mb&am
23 Tetor 2022, 20:19 -
Nëna e Lear Kurtit: Djali im pinte hashash por nuk besoj të ketë gëlltitur drogë! Kishte shenja në trup, ka marrë goditje të tmerrshme
Me lot në sy, nëna e Lear Kurtit Fatmira Mustafaj rrëfen detaje nga mbrëmja kur 32-vjeçari u nda nga jeta pasi u ndalua nga policia. Ajo tregon se i biri ishte përdorues i lëndëve narkotike, por nuk e beson tezën e gëlltitjes së kokainës. Sipas saj, i biri është dhunuar nga forcat blu, gjë që është mohuar nga AMP.
23 Tetor 2022, 17:05 -
Spitali i Traumës tha se Lear Kurti mbërriti i vdekur, publikohet FOTO ku 32-vjeçari po merrte serum! Nën hetim mjekët
Kanë nisur hetimet për mjekët e Spitalit të Traumës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në Tiranë. Paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por një natë më parë ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku duket 32-vjeçari duke marrë serum,
23 Tetor 2022, 14:37 -
Protesta e thirrur nga Berisha me 50 veta, Rama: Si mund t’i shkosh mbrapa këtyre hienave që shqyejnë kufomën në sytë e miletit?
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha për vdekjen e Lear Kurtit, ku morën pjesë rreth 50 persona. Opozitën për të cilën thotë se është ku thërret qameti nga mendja e kokës, nuk mund të besohet sepse arrijnë të shqyejnë një kufomë në sytë e miletit për të nxitur urrejtje ndaj policisë së shtetit.
22 Tetor 2022, 12:37 -
Vdekja e Lear Kurtit, pak protestues i përgjigjen apelit të Berishës për të protestuar! Të pranishëm eksponentë të 'Rithemelimit'/ Foto me DRON
Qytetarët kanë ndezur qirinj para ambienteve të Ministrisë së Brendshme dhe më pas janë nisur drejt kryeministrisë, duke bllokuar edhe qarkullimin në Bulevard.
21 Tetor 2022, 20:02 -
Vdekja e Lear Kurtit, përfaqësues të Rithemelimit protestojnë para komisariatit në Lezhë: Të bëhet drejtësi, mund të ishte secili nga ne
Qytetar dhe përfaqësues të Rithemelimit të PD-së, janë mbledhur pasditen e sotme në Lezhës për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi u shoqërua policia
21 Tetor 2022, 19:34 -
Carlo Bollino: Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën
Filmohet autopsia për të parandaluar akuza dhe dyshime. Kur mjekët e spitalit deklarojnë vdekjen e Leart Kurtit ora shënon 23:40. Kur policia iu afrua ndërsa ecte në rrugë, ishte ora 23:07. E gjithë tragjedia është konsumuar në 33 minuta. Çfarë mund të ketë ndodhur kaq përbindshëm në 33 minuta, pa lënë gjurmë në trupin e Lear Kurtit?
21 Tetor 2022, 18:52 -
Vdekja e Lear Kurtit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Punonjësit e policisë ta dërgonin me urgjencë në spital dhe jo komisariat! Të hetohen veprimet e tyre
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një reagim zyrtar thotë se policia ka vepruar në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, për shoqërimin e të riut Lear Kurti, që ndërroi jetë një ditë më parë në komisariatin e policisë.
21 Tetor 2022, 17:01 -
Vdekja e Laer Kurtit, reagon Stresi: Njiheshim prej 15 vitesh! S’durojmë më, do ju vijë fundi më i keq që keni parë ndonjëherë
Djali i Sali Lushës, Arkimed Lusha ka reaguar pas vdekjes së 32-vjeçarit, Laer Kurti, i cili u shoqërua në polici ku dhe ndërroi jetë. Përmes një postimi në Instagram, Stresi shkruan se sa të jetë Ardu Veliu në polici, padrejtësia do të ekzistojë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se "së shpejti do të vij fundi më i keq që kanë parë ndonjëherë shqiptarët".
21 Tetor 2022, 15:55 -
Negociatat për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhje, Berisha: Jam për një bashkim të plotë
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është i gatshëm për një bashkim të Partisë Demokratike.“Unë jam për një bashkim të plotë të PD-së. Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin
21 Tetor 2022, 13:14 -
VIDEOLAJM/ 'Gazetari' surprizon Berishën: Doktor, të kemi bërë një dhuratë! Pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro
Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Berisha ka marrë surprizë me rastin e datëlindjes së tij një javë më parë një pikuturë. Dhuratën ja bëri një gazetar, i cili i tha se pas disa vitesh do të shitet me vlerë 100 mijë euro.&
21 Tetor 2022, 12:31 -
Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: Kriminelët me uniformë iu vërsulën dhe e çuan në Komisariat! Ia vendosën qesen e kokainës vetë në stomak
Berisha ka reaguar edhe njëherë për vdekjen e Leart Kurtit. Pavarësisht se sipas ekspertizës i riu në stomakun e tij u gjetën doza kokainë, Berisha i mbetet të njëjtit qëndrim se vdekja e tij erdhi si pasojë e policëve.‘Po kthehej në banesën e tij, iu kërkua t&
21 Tetor 2022, 13:32 -
I.M., ‘në lupën’ e Autoritetit të Dosjeve, Berisha: Gjahu i shtrigave kundër Metës, deputetët e PD që votuan pro kanë bërë gabim të madh
Miratimi me 96 vota të hapjes së plotë të dosjeve, që i çel rrugën edhe rivlerësimit të lidhjes së politikës me ish sigurimin e shtetit, për Sali Berishën është gjueti shtrigash. Berisha thotë se deputetët e PD që e votuan bënë një gabim shumë të madh
21 Tetor 2022, 12:22 -
Opozita thërret protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit! Rama: Hiena që kërkojnë të shqyejnë një të vdekur, Prokuroria foli qartë
Kreu i qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për vdekjen e Lear Kurtit dy ditë më parë. Për pretendimet e opozitës se i riu është vrarë nga dhuna e policisë, Rama thekson se nuk ka asnjë shenjë që vdekja e 32-vjeçarit të ketë ardhur nga policia. Ndërkohë që opozita ka thirr një protestë sot para Ministrisë së Brendshme.
21 Tetor 2022, 12:08 -
Del ekspertiza për vdekjen e 32-vjeçarit në Tiranë: Pësoi arrest kardiak nga overdoza! Rrumbullaku pezullon 3 policët që e shoqëruan
Dalin përgjigjet e Policisë Shkencore në lidhje me substancat e gjetura në stomakun e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatit nr 3 në Tiranë.
21 Tetor 2022, 09:43 -
Vdekja e të riut në duart e policisë, Vangjeli: Duhet respekt, dhembjen e ngushëllon vetëm e vërteta! Noka: Vrasja shtetërore, fshehin të vërtetën
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti gjatë mbrëmjes së kaluar teksa ishte shoqëruar nga policia ishte pjesë e debatit sot në ‘Kontrast’ në Report Tv. Gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se politika, edhe në këtë ngjarje, bëri atë që ka bërë gjithmonë, shamatën dhe sherrin e saj. Vangjeli bëri thirrje për zbardhje sa më parë, pasi vetëm përmes së vërtetës ngushëllohet dhembja.
20 Tetor 2022, 19:33 -
Vdekja e të riut në Tiranë, Berisha reagon sërish: Vrasje nga bandat me uniformë Rama-Çuçi! Kokaina në stomakun e tij si revolja në pellg e Klodian Rashës
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë mbrëmjen e djeshme. Berisha ka shkruar sërish për të riun duke akuzuar qeverinë se e ka vrarë dhe se është vepruar njëlloj si me Klodian Rashën. .'Vrasja për së dy
20 Tetor 2022, 15:59