Prokuroria e Sarandës ka kërkuar 45 ditë burg për Ermal Fatajn, skafistin që 2 ditë më parë dyshohet se i mori jetën 15 vjeçares ruse Kseniya Ryok, e cila ishte me pushime në Ksamil.
Ai ka folur para hetuesve duke mohuar që të ketë goditur nga pakujdesia adoleshenten, duke pohuar se nëse kjo do të kishte ndodhur atëherë ai do t’i jepte ndihmën e parë asaj dhe jo të largohej.
“Është e vërtetë që në atë orë kam lëvizur në zonën e tre ishujve, por nuk e kam goditur unë vajzën ruse. Nëse do të isha unë, minimalisht do t’i jepja ndihmën e parë dhe do e kisha nxjerrë në breg dhe jo ta braktisja në det “ është shprehur Fataj.
Por këto fjalë duket se nuk i kanë bindur hetuesit, të cilët i janë drejtuar gjykatës me kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg për 45 ditë”, kohë e mjaftueshme që të përcaktohen edhe rrethanat e krimit.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Porkuroria bën me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se mesditen e së premtes, 15 vjeçarja ruse, të cilën e shikoni edhe në këtë foto dhe nëna e saj, kanë hyrë për t'u larë në zonën e ishujve të Ksamilit.
Vajza është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi.
Pak minuta më vonë, bën me dije Prokuroria është konstatuar se vajza pluskonte e pa jetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë të tjere, të cilet kanë njoftuar policinë dhe më pas, në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës.
Pas kryerjes se autopsise, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore te trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga nje mjet lundrues që lëviz në atë zonë.
Ndërkohë mjeti lundures gomone plastike me motor 90 kuaj fuqi, në pronësi të 31 vjeçarit Ermal Fataj është sekuestruar për llogari të hetimeve që kanë nisur nga policia dhe prokuroria shqiptare.
Sipas po të njëjtave burime mësohet se në helikën e motorit të këtij mjeti janë gjetur mbetje flokësh, të cilat dyshohet se i përkasin turistes ruse.
Tashmë pritet ekspertiza për të përcaktuar nëse ato i përkasin adoleshentes ruse.

Ermal Fataj

Kseniya Ryok
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO