Komandati letonez ndërpret trajnimet: Kemi nisur hetimet, do dëmshpërblehen familjarët

Ushtria letoneze nis hetimet për incidentin e shpërthimit në bazën ushtarake ku humbi jetën nëntetarja shqiptare, pjesë e NATO-s, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë shqiptarë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Letoni ku si pasojë e shpërthimit të një mine humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s. Nga ky shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë ardhur reagime të shumta nga politikanët shqiptarë të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerës Hasanaj. Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar edhe Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, Leonid Kalnins ku e konsideron këtë ngjarje si një incident tragjik. I pyetur nëse familja e së ndjerës dhe të plagosurit do të dëmshpërblehen nga Letonia, Kalnins tha se dëmshpërblimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, e ndërsa theksoi se pala letonike ka shprehur gatishmërinë për të transportuar trupin e viktimës dhe dy të plagosurit në vendin e tyre.

"Në orën 9.30, tre ushtarë shqiptarë u prekën nga shpërthimi i një mine. Vetëm pas një ore nga shpërthimi ushtarakja shqiptare humbi jetën," ka deklaruar fillimisht Komandati, Leonida Kalinins.

Ndërkohë dy ushtarakët e tjerë  po mbahen në spitalin ushtarak Adaz. Sipas Kalinins trajnimi dhe misione në këtë bazë ushtarake janë ndërprerë si pasojë e incidentit tragjik. Komandanti i NAF-it letoneze dhe kolonel kanadez, Josh Major në konferencën e mbajtur, shprehën  ngushëllimet më të thellë ndaj Shqipërisë dhe familjeve së  viktimës dhe të plagosurve.

Por çfarë ndodhi saktësisht? Kalninis nuk komenton në lidhje me këtë pyetje sepse ende nuk është e qartë nëse ishte një mine trajnimi apo një minë nga Lufta e Dytë botërore.

"Ka një trajnim intensiv në luftën e Adazit, ky ishte një nga 10 milion - një incident tragjik. Një hetim rigoroz do të nisi për momentin. Kam urdhëruar një inspektim të plotë në depon për të gjetur mina ende të paeksploruara, deri atëherë nuk do të ketë  më trajnime, " ka deklaruar ndër të tjera Kalinins.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja