Vdekja e Vaslav Havel
Topi mesazh homologut çek

Vdekja e Vaslav Havel<br />Topi mesazh homologut çek
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij çek, Vaslav Klaus, për humbjen e ish-presidentit të parë postkomunist të Çekosllovakisë dhe më pas të Çekisë, Vaslav Havelit.
”Emri i shkrimtarit disident, aktivistit për të drejtat e njeriut, politikanit Havel do të mbetet jo vetëm në kujtesën e popullit çek, por edhe të historisë botërore si modeli i një lidershipi vizionar, të moderuar dhe të aftë të ndryshojë sisteme të ngurta, totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë, duke u kthyer kështu në një burim frymëzimi dhe referimi në ato vite tepër të rëndësishme të fundshekullit të XX”, shprehet presidenti Topi në mesazhin e ngushëllimit.

Sipas Topit, me një imazh të tillë, Vaslav Haveli do të kujtohet gjithnjë dhe nga shqiptarët, një popull, i cili ka dalë nga izolimi më i thellë dhe dramatik në Evropën Lindore, por që sot po ndërton dhe konsolidon demokracinë dhe aspiron integrimin në familjen e madhe evropiane.

”Ju lutem pranoni zoti President, ndjenjat e mbështetjes e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të rënda hidhërimi për mbarë kombin tuaj!”, përfundon mesazhi ngushëllues i Kreut të Shtetit shqiptar drejtuar Presidentit çek, Klaus.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës