POGRADEC- Premiera e filmit ‘Vdekja le të presë’, e regjisorit Edmond Topi u shfaq mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Pogradecit, aty ku lindi dhe u xhirua pjesa më e madhe e filmit .
Pjesë e kastit të filmit, janë artistët ikonë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, e ndjera Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malka, Zyliha Miloti etj.
Regjisori Edmond Topi shprehet se “pleqëria nuk është stacioni i fundit i njeriut për t’u larguar, por është një nga stacionet ku ai duhet të jetojë dhe të vazhdojë të kontribuojë në jetën e tij dhe jetën e shoqërisë”.
Mes emocionesh të shumta dhe me lot në sy, Zyliha Miloti thotë se filmi përmban skena shumë të forta dhe me ndjeshmëri të lartë.
Aktorja, Zyliha Miloti shprehet se e emocionuar dhe e përlotur: “Është mrekulli. Një mrekulli që të paktën rinia duhet të shohë. Pashë edhe reagimin e spektatorëve, kishte momente shumë prekëse, skena shumë prekëse”.
Ema Andrea në rolin e ministres foli për emocionet e gjata në skenë. Gjithashtu rrëfeu edhe pak për rolin e fundit të Margarita Xhepës.
“Më vjen mirë që kolosët e kinemasë morën duartrokitjet e merituara në Pogradec dhe kam kujtime të paqta me zonjën Margarita. Ka qenë i gjithë brezi i këtyre, i disiplinuar, janë shkollës për të punuar me ta. Lum kush e ka fatin të punojë pranë tyre”, tha aktorja Ema Andrea.
‘Vdekja le të presë’ është pjesa e dytë e filmit “ Yjet e së ardhmes”, ndërsa pas premierës të kryer pak kohë më parë në kryeqytet filmi do të bëjë turin e tij në të gjithë vendin, por pikënisja ishte qyteti ku mori jetë kjo vepër artistike.
Komente









