Një shtetas gjerman ndërroi jetë pak ditë më parë në Vlorë. Fillimisht u raportua si vdekje aksidentale, mirëpo mediat zbulojnë se ai nuk ka qenë në Jahtin e tij por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me vlerë 450 milion euro, i cili është Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Ngjarja ndodhi ditën e diel kur jahti gjigant qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë plazhistëve. Rreth drekës, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e të riut i cili kishte mbërritur pa jetë në spital. Nga vëzhgimi paraprak në spital, policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes.
Rreth orëve të mbrëmjes të së dielës, trupi u dërgua për në Tiranë ndërsa jahti u largua nga gjiri i Vlorës.