Hetimet për ngjarjen tragjike në ashensorin ku humbi jetën Drilona Durici do të kryhen nga prokuroria e Tiranës dhe me këtë hetim është ngarkuar prokurori Genci Qana. 

Burime nga akuza thanë për Report Tv se me marrjen e dosjes nga oficerët e policisë pranë komisariatit numër 4 kanë regjistruar procedimin penal me pasojë vdekjen e Duricit, por ende pa autor.

Ndër pistat e hetimit do të jenë mos respektimi kushteve të sigurisë teknike nga firma ndërtuese “Eni” sh.p.k si dhe kontraktori i mirëmbajtjes së ashensorit.

Për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit thanë burimet do të kërkohen dhe një ekspertim teknik për parametrat e ashensorit të montuar në pallat.

Kjo pasi, nga hetimet e Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) shkak ka rezultuar flaka e shkaktuar në depozitën e vajtit në pistonin e ashensorit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com