Vdekja në Spitalin Amerikan/ Shqiptarja.com siguron faturat! Irida dha 404 mijë lekë për operacionin që i mori jetën! Pagesa e fundit u bë 1 orë para mesnatës!
Irida Hasalla me vëllanë dhe faturat
Tirane- Plot 443 500 lekë (4.4 milionë lekë të vjetra) është fatura që ka paguar Irida Hasalla në spitalin Amerikan në Tiranë për operacionin pas të cilit do të humbiste dhe jetën. E reja me origjinë nga Lushnja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë ndërsa në spitalin amerikan në Tiranë kishte ardhur për të hequr dhjamin
Shqiptarja.com disponon faturat e pagesave
- 3.500 lekë për konsultë kirurgu konstruktiv
- 35 200 lekë Mikrokirurgji
- 404 800 Heqje dhjami vaser
Nga faturat që Shqiptarja,com disponon rezulton se pagesa e fundit në vlerën e 207 800 lekë është bërë pikërisht në orët e vona të mbrëmjes në orën 23:01 të 29 Janarit 2024.
Në një dëshmi të publikuar më 31 janar shoqja e ngushtë e Iridës, e cila i qëndroi te koka, tregon se 28 vjeçarja kishte hyrë në sallë në orën 14:30 të asaj dite. Kur gjithçka kishte përfunduar mjekët nuk kishin thnë se e reja kishte probleme. Madje ishte çuditur për faktin që i kishin kërkuar me ngulm, pagesën e fundit pikërisht në orët e vona të mbrëmjes.
Edhe nga faturat vërtetohet që vajza ka bërë konsultë me mjekët. Në spital paraqiti të gjitha analizat, u tregoi mjekëve se kurohej nga tumori, - thotë vëllai i saj - por bluzat e Bardha të spitalit “Amerikan” i garantuan siguri për jetën por që ndodhi e kundërta.
Irida Hasalla humbi jetën një ditë më pas më 30 janar. I vëllai Arenc Hasalla ka treguar se e motra pësoi trombozë dhe mjekët e futën në reanimacion prej nga nuk doli më e gjallë.
I vëllai është i vendosur t’i shkojë deri në fund dhe të marrë drejtësi për të motrën. Ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës denoncimin për mjekim të pakujdesshëm, ndërkohë që pritet të dalin rezultatet e autopsisë që saktësojnë shkencërisht shkaqet e vdekjes.
Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për "neglizhencë në trajtim mjekësor", e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie "arrest në burg" në fazë fillestare të hetimeve.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.6%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
28 Mars, 14:07
-
Jorida Tabaku takim me drejtuesit dhe punonjësit e një fasonerie: Industria në krizë nga politikat anti-biznes
28 Mars, 10:44
-
Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!
28 Mars, 10:38
-
Ballkaniada e MMA në Tiranë, Shqipëria siguron katër medalje ari
28 Mars, 10:08
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars, 13:43
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
Po paten firmosur dokumentin qe informon edhe pasojat qe mund te vijne nga operacioni sben dobi mjere ajo e shkrete qe humbi jeten.
Përgjigju