Vdekja nga helmimi i tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, QSUT për 'Report TV': Diagnoza helmim nga kërpudha! Gjendja e tyre ishte e rëndë

Vdekja nga helmimi i tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, QSUT për 'Report TV': Diagnoza helmim nga kërpudha! Gjendja e tyre ishte e rëndë

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjakova ka ardhur si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Kjo u konfirmua për "Report TV' nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë (QSUT), ku ndërruan jetë Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

QSUT sqaron se pacientët ishin në gjendje të rëndë dhe pasi i janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë, por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre, u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata nuk mundën të mbijetonin, ku fillimisht ka ndërruar jetë Elfete Haliti,  një ditë pas helmimit më 6 maj. Një ditë pas saj, më 7 maj, ndërroi jetë edhe i biri, Elfete Haliti, ndërsa një ditë pas tij, më 8 maj ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ferzinaze Haliti.

"Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë. Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore te urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavarësisht përpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021", thuhet në reagimin e QSUT për "Report TV".

3 anëtarët e familjes Haliti, gjyshja Elfete,78 vjeçe, djali i saj Afrimi, 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, humbën jetën në QSUT në Tiranë, pasi prej 3 ditësh kishin shfaqur shenja të rënda të helmimit.

Burime për Repoert Tv bëjnë me dije se ato u shfaqën në qendrën shëndetësore në Manzë pas 6 orësh me simptoma të rënda në shtëpi dhe atje u është bërë serumi dhe vitaminat dhe më pas janë dërguar në banesë. Pasi gjendje a e tyre nuk është qetësuar i janë dërguar spitalit të Durrësit që ma pasi i ka referuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Helmimi i tyre ka ndodhur më 5 maj deri sa më 8 maj mbyllën sytë të tre anëtarët e familjes Haliti, edhe pse ato ndërruan jetë me diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetrit.

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës tha për Report Tv se nuk ka pasur neglizhim nga ana e tyre dhe se kanë marrë mjekimin sipas protokollit, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë për 'mjekim të pakujdesshëm' janë dy mjekët e Manzës, Shyqyr Beqaj, 54 vjeç  dhe Jonuz Karaj, 60 vjeçar. I ngordhur në banesën e çiftit Haliti në Gjirin e Lalzit është gjetur edhe qeni i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale