Ksenia Roik 15 vjecarja Ruse e cila humbi jetën 3 ditë më parë në plazhin e Ksamilit teksa ndodhej në det e dëmtuar nga helika e varkës që e shtypi për pak caste ka kërkuar ndihmë duke ngritur duart lart.
Këtë fakt e ka pohuar nëna e saj Tatiana Kulagina e cila ka deponuar në polici se kanë qenë duke u larë së bashku dhe kanë vendosur të dalin në breg.
“Po notonim së bashku, Ksenia u largua pak më para me not dhe në ato moment aty kaluan disa mjete uji një varkë me ngjyrë të bardhe dhe një me të verdhë. Varka e verdhë u largua ndërsa e bardha qëndroi pranë vendit ku dikush ngriti duart lart, fillimisht nuk e kuptova kush ishte por kur u afrova me not pasi s'po shihja Ksenian aty nga këmba e vajzës e njoha që ishte ajo” është shprehur ajo.
Me këtë rrëfim Tatiana ka dëshmuar minutat e tmerrit në det, ndërsa pas ngjarjes ajo është marrë fillimisht me varkën epolicis ku ndodhej dhe trupi i vajzës por më pas është vendosur në një tjetër mjet lundrues.
Pasi kanë qëndruar rreth 30 min në rërën e plazhit, pas orës 10:30 shtetaset ruse Kseniia Roik dhe Tatiana Kulagina jane nisur me not për në drejtim të tre ishujve, ku përpara ka qënë Kseniia dhe nga mbrapa kanë qënë nëna e saj Tatiana Kulagina.
Pasi kanë përshkuar së bashku me not një pjesë të distancës, Ksenia është larguar akoma më përpara dhe Tatiana nuk po e shikonte më.
Teksa po notonte pas vajzes në drejtimin nga ajo kishte notuar dhe nuk po e shquante më me shikim, kur është ndodhur më në afërsi të ishullit, në distancë 30 - 50 m ka pare një njeri që nuk mundi të përcaktonte me siguri nëse ishte vajza e saj, që në një moment ngriti krahët lart.
Ndërkaq në atë moment, po në atë vend ku ndodhej njeriu që coi krahët lart, Tatiana ka parë edhe një varkë të verdhë si dhe pak më tutje me në anë të një varke të bardhë që ishte më e vogël se e verdha. Pas këtij momenti, ka parë se varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua.
Nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por sqaron ato ishin të tilla që kryenin transport pasagjerësh/turistësh pasi kishte parë shpesh të tilla në Ksamil. Duke qënë ende në distancë të konsiderueshme dhe duke mos e parë më vajzen e saj, ka menduar se ajo ka dalë në bregun e ishullit që ndodhej majtas saj.
Prandaj edhe Tatiana ka marrë drejtimin për nga ishulli majtas, derisa i prekën këmbët fundin e detit në afërsi të bregut të ishullit.
Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë.
Duke parë majtas-djathtas, ka parë që dicka po ndodhte në krahun e saj të djathtë brenda në det.
Në drejtim të vendit ku kishte parë njeriun që çoi krahët lart pak caste më parë, ka parë dy varka, një varkë të errët të policisë dhe një tjetër të bardhë.
Ka notuar drejt varkave dhe kur është ndodhur në një distance rreth 10 metra larg tyre, ka parë qe po nxirrnin dicka nga uji.
Më pas ka konstatuar se po nxirrnin një person nga uji dhe ende pa mbërritur atje ka pare se dikush kishte hyrë edhe në ujë për ta nxjerre trupin e personit. Kur u afrua më pranë varkave, atë kohë e cuan vajzën dhe nga këmba e saj e ka njohur që ishte pikërisht vajza e saj Keniia Roik.
Vetë Tatiana ka hipur fillimisht tek mjeti i policise ku kishin hipur edhe trupin e pajete te vajzes se saj, por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën tek varka tjeter me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje. Më pas, të dyja shtetaset e huaja ruse janë transportuar me mjetet lundruese për në breg të detit dhe më vonë për në Spitalin Rajonal Civil të qytetit të Sarandës.
Vrau turisten ruse, gjykata jep arrest me burg për skafistin
Gjykata e Sarandës ka dhënë 45 ditë burg për skafistin 31-vjeçar Ermal Fataj, i cili vrau në Ksamil me mjetin e tij lundrues, 15-vjeçaren ruse Kseniya Ryok.
Fataj do qëndrojë në qeli deri në daljen e aktit të ekspertimit të fijeve të flokut të cilat u gjetën ne helikën e skafit dhe që dyshohet se janë të turistes.
Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, pas paraqitjes së provave të cilat ngarkonin me faj të arrestuari.
"S'e kam goditur unë, dua drejtësi"
Fataj nuk ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërsa ka kërkuar gjykim të rregullt ndaj tij.
"Unë nuk kam kuptuar gjë. Nëse unë dal fajtor do të përgjigjem. Dua që hetimi të bëhet i plotë dhe i drejtë".
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com