Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete

Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete

Vetëm në këtë rast zgjedhjet politike dhe vdekja i ngjajnë njëra tjetrës: Vdekja mund të ndalohet, të vonohet, ose edhe të shpejtohet. Kështu edhe zgjedhjet politike, mund të shtyhen, mund të afrohen ose të përsëriten… Veçse edhe një gjë: Në zgjedhje humb ose fiton; dhe kjo është e prerë, njësoj si vdekja.

Në shtetin e Kosovës dhe në Shqipëri, vdekja po përdoret në funksion të zgjedhjeve politike.

Në Shqipëri, që në  fillim, u kryen tre projeksione:

Projeksioni i parë i qeverisë (shtetit) për të funksionuar në favor të jetës së njerëzve gjatë gjithë pandemisë së egër të Koronavirusit. Kryetari i qeverisë përdori gjithë fjalorin e ‘naltë’ për t’u thënë të gjallëve ‘kujdes, kujdes’ se kemi të bëjmë me armik të padukshëm. Për vete, qeveria e dinte se edhe sikur një jetë të humbë jashtë kujdesit maksimal mjekësor, kjo do të rëndonte shumë edhe politikisht. Deri më sot qeveria ka vaksinuar rreth 200 mijë qytetarë dhe ka siguruar vaksinimin masiv.

Projeksioni i dytë, i tretë dhe i katërt i takojnë opozitës:

Paniku: Kamerat e opozitës i futën deri në sallat e morgut dhe në varreza, dhe u panë pamje ‘pa pullë të kuqe’. Qëllimi nuk ishte aq për të fituar zgjedhjet opozita; qëllimi ishte që njeriu të lëshonte frymën e të mos mbante më asnjë anë. Nëse kjo ide do të funksiononte fort, atëherë njerëzia në vend do të binte në depresion. Ka një gjë më të tmerrshme se virusi korona- ja këtë do të vërtetonte opozita dhe do të shtynte zgjedhjet deri pa limit. Se opozita jonë nuk i do zgjedhjet, as parlamentin.

Shumëzimi i numrit të vdekjeve: Ka njerëz që mendojnë se tre krerët e opozitës, Berisha, Basha dhe Meta tentuan të shumëfishojnë numrin e viktimave ‘ashtu kot, pse janë ‘njerëz me gropa’. Jo, nuk është kaq naive. Po të arrinin të ‘ngurosnin’ viktima me shumicë në trurin e njerëzve, atëherë do të kërkonin prapë një haraç politik: ‘Na jepni fitoren në tavolinë!’. Prej kohësh ata po thonë se ‘ikni ju, duhet rrotacion!’; ‘na e lini tashmë se nuk ka lezet!’. Katastrofa e numrave do të ishte ‘arsye’. Në kulmin e kësaj lufte të keqe, të tre këta u vizituan nga presidentja në detyrë e Kosovës, zonja Osmani. Ajo iu dha sinjale se ‘do të jemi me ju’.

Në Kosovë aplikohet slogani ‘vdekjen e pranojmë, por jo vaksinën: Qeveria e re Kurti- Osmani, nuk pranoi që mjekët dhe mësuesit e Kosovës të vaksinohen me vaksinat dhuratë e qeverisë shqiptare. Preteksti ishte ‘Kina’, por realisht është më afër. Njeriu aty po përdoret si trup pa jetë për të goditur shtetin shqiptar: Ose bllokohen zgjedhjet dhe i fiton Berisha- Meta; ose ata do të bllokojnë kufirin Tiranë- Prishtinë. Luftën e ftohtë qeveria e majtë ekstreme e Prishtinës do ta nisë nga Shqipëria.

Deri në 25 prill sa mund të shumëzohet vdekja? Opozita në Tiranë, që në fillim, ka sfiduar ligjin shqiptar dhe rregullin civil botëror për distancë dhe maskë në epidemi. Puna ishte që të zgjerohej harta e kuqe e infeksionit; dhe të goditeshin zgjedhjet. Nuk ndodhi deri tani. Tani krerët e opozitës po bëjnë thirrje ‘mos u vaksinoni’. Qëllimi është që të tremben njerëzit nga fantazma dhe të gjejnë vdekjen reale; kështu diçka del nga ‘zgjedhjet’. Si këta në Tiranë, edhe ata në shtetin e Kosovës, kanë një qasje të ndërsjellët me zgjedhjet: Kurti- Osmani i duan zgjedhjet si ujin e paktë! Të gjitha zgjedhjet i fitojnë…, por nuk qeverisin dot. Ndërsa këta të Tiranës bërtasin për zgjedhje, por sa herë kanë pasur pushtet, e kanë shkatërruar vendin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 06/04/2021 18:15

    Shumica e cilesuar e shqiptarve i sfidon me klas qytetarie ata, qe kane per aleat vdekjen ne kete fushate tejet te pangjashme,ne pandemi. Mbrojtja e JETES eshte sot detyrim patriotik,kunder virusit vdekjeprures,ende neper kembe.Kjo vetdije sociale eshte nje realitet aq i shendetshem, ne Shqiperine tone,saqe zhben cdo kalkulim qoftelargesh. Babalet jane te pameshirshem edhe me militantet e tyre.Keqardhje e thelle, qe keta njerez pranojne te vendosin shendetin e tyre ne sinine e hesapeve antikombetare. I ke rene pikes me kete analize,Frrok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja