Vdekja tragjike e 34-vjeçares nga Gjakova, nën hetim 3 persona

Vdekja tragjike e 34-vjeçares nga Gjakova, nën hetim 3 persona

Artila Kamberi

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me vazhdimësinë e deritanishme të hetimeve, për vdekjen e 43-vjeçares nga Gjakova, Artila Kamberi, e cila ndërroi jetë të enjten, pasi dyshohet se u hodh hedhur nga kati i dytë i një hoteli të quajtur “Venus”.

Hetimet për këtë ngjarje tragjike tashmë po udhëhiqen nga Prokurori i Shtetit, Armend Hamiti, i cili ka zbardhur disa detaje nga hetimet e deritanishme.

Në një prononcim për mediat kosovare, Hamiti raportohet të ketë thënë se aktualisht se nuk ka të arrestuar, por ka persona që janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Ai thekson se në mesin e të dyshuarve është edhe 32-vjeçari Asdren Begolli, që po qëndronte me të ndjerën, natën e ngjarjes tragjike, në hotel.

“Rasti është duke u trajtuar me dyshimet si Hetim i vdekjes/vetëvrasje. Nuk ka persona të arrestuar. S’ka persona të dyshuar lidhur me rastin. Jemi në fazë të hetimeve. Jemi t’u këqyrë, tash po i pres rezultatet, ekspertizat, se a ka najsen tjetër”,- ka thënë Hamiti.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij