Vdekjet nga fruthi, pediatrja:Sillini
fëmijët te mjeku,s'ka vend për panik

Vdekjet nga fruthi, pediatrja:Sillini<br />fëmijët te mjeku,s'ka vend për panik<br>
Sëmundja e fruthit ka prekur një numër të madh njerëzish, kryesisht fëmijët, duke krijuar panik në radhët e qytetarëve. Report Tv ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr 10, ku përmes pediatres Suela Çinari përcolli disa këshilla jetike për prindërit.

Pediatrja ju bëri thirrje të gjithë prindërve të dërgojnë fëmijët e tyre menjëherë te mjeku, sapo ata të shfaqin shenja të gripit apo fruthit. Ndërkohë, deri më tani janë shënuar dy fëmijë të vdekur nga fruthi.

Çinari deklaroi se ka pasur vizita të shumta ditët e fundit, por ende është i vogël numri i fëmijëve që paraqiten te mjeku. Ajo vuri theksin te vaksinimi i rregullt i fëmijëve dhe mos lënia e tyre në ambiente publike, duke shtuar s fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse.

Prindërit ku shkojnë më parë, në qendrën shëndetësore apo në QSUT?
Drejtohen fillimisht në urgjencën e QSUT, por vijnë edhe këtu. Kur janë me temperaturë të lartë, shkojnë në urgjencë.

Si qëndron çështja e fruthit? Vaksina bëhet vetëm pas moshës 1 vjeç ...
Fruthi është sëmundje ngjitëse, të pa vaksinuarit janë të pambrojtur. Vaksina bëhet 1 vjeç, dhe një ridozë 5 vjeç. Fëmijët pa mbushur 1 vjeç krijojnë imuniteti nga qumështi i gjirit të nënës. Ka raste me fruth, por numri ngelet i vogël, 45-50. Fëmijët që bëjnë jetë kolektive, në çerdhe e kopsht, kanë predispozitë më të lartë për t’u sëmurë.

Po foshnjet më pak se 1 vje si e marrin sëmundjen?
Sëmundja transmetohet me anë të pështymës. Virusi qëndron në ajër për një far kohe, kur një person i preku ka teshtirë apo është kollitur. Por nëse prindërit do jenë të rregullt me vaksinimin dhe rregullat higjieno-sanitare, nuk ka nevojë të ketë panik.

Si i këshilloni prindërit për këtë situatë?
Prindërit nuk duhet të lodhen të bëjnë vetë diagnozën, por të drejtohen te mjekët. Ata duhet të vlerësojnë situatën se ka diçka që nuk shkon te fëmija dhe të drejtohet te mjeku. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja