Një spiker radioje në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejtë. Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, sipas autoriteteve vendase.
Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në kabinën e regjistrimit dhe e qëlloi atë. Sipas mediave lokale, autori i dyshuar kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së zotit Jumalon për të njoftuar diçka të rëndësishme në transmetim, raporton BBC.
Gruaja e DJ e dërgoi atë në spital menjëherë pas incidentit, por mjekët konstatuan vdekjen pas mbërritjes, pasi nuk iu kishte rezistuar plagëve të marra.
Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios me fjalët më të forta dhe postoi në X se ai ka udhëzuar policinë të kryejë një hetim të plotë për të sjellë me shpejtësi autorët para drejtësisë.
Katër gazetarë janë vrarë që kur Marcos Jr mori detyrën në qershor të vitit 2022, tha Unioni Kombëtar i Gazetarëve në Filipine.
"Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi në shtëpinë e vetë Jumalon, e cila shërbeu gjithashtu si stacion radio", tha sindikata.
Filipinet janë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, thotë Freedom House me qendër në SHBA.
S.S/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Mars, 14:12
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
56.2%
-
Të gabuar
39.2%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Çajup Selimit me urdhër të Laert Haxhiut, dëshmon i afërmi: Një nga plumbat e gjeta në banesë, ai kishte konflikt me disa djem nga Tepelena
25 Shkurt, 13:29
-
‘Të doja shumë çerro’, mikja e Egli Pashollarit ndan dhimbjen për humbjen e tij: Më i miri djalë e shok, përgjithmonë në zemrën time!
24 Shkurt, 12:04
-
Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë (VIDEO)
22 Shkurt, 14:59
-
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona! (EMRAT+AKUZAT)
22 Shkurt, 10:09
-
E rëndë në Angli, vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar! Autorë të ngjarjes dyshohen dy vajza dhe një djalë
17 Shkurt, 12:50
-
Akuzohet si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut dhe drejtues i organizatës kriminale, prokuroria belge kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan
16 Shkurt, 21:01
-
Pas krimit u arratis me Range Rover, kush është autori shqiptar i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi në Itali (EMRI)
15 Shkurt, 17:04
-
Del foto, ky është 26-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Itali
14 Shkurt, 16:42
-
Itali, vritet 26-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi! U qëllua ndërsa po udhëtonte me makinë
14 Shkurt, 12:19
-
Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi (EMRI)
13 Shkurt, 13:47
-
Vrau të burgosurin pakistanez, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi
13 Shkurt, 11:36
-
E rëndë në Itali/ 58-vjeçari vret nënën dhe e varros në pyll, dëshmia: Nuk doja të humbisja pensionin e saj
12 Shkurt, 21:25