Vdes 49-vjeçari gjerman, u arrestua nga policia gjatë protestës kundër rregullave anti-COVID në Berlin

Vdes 49-vjeçari gjerman, u arrestua nga policia gjatë protestës kundër rregullave anti-COVID në Berlin

Një 49-vjeçar gjerman ka humbur jetën pasi u arrestua nga oficerët gjatë protestave kundër masave të qeverisë gjermane për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Policia tha se burri ishte ankuar se kishte ndjesi shpimi në krah dhe gjoks në kohën që oficerët kontrollonin ID -në e tij në Mitte të kryeqytetit, ku mijëra protestues ishin mbledhur të dielën pavarësisht ndalimit zyrtar të demonstratave.

Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat u karakterizuan nga përplasje të dhunshme ndërsa protestuesit kundërshtuan urdhrat për t’u shpërndarë dhe u përpoqën të thyenin barrikadat  e policisë.

Policët i dhanë ndihmën e parë burrit ndërsa mbërriti një ambulancë dhe e çuan në spital, ku më vonë ai vdiq, tha policia. Një hetim është hapur për vdekjen e tij.
Autoritetet ende nuk japin një shifër për numrin e protestuesve dhe oficerëve të plagosur gjatë ngjarjeve të së dielës.

Departamenti i policisë i Berlinit, i cili kishte më shumë se 2,000 oficerë në qytet këtë fundjavë, tha se oficerët ishin ngacmuar dhe sulmuar nga protestuesit.
“Ata u përpoqën të depërtonin në kordonin e policisë dhe të tërhiqnin kolegët tanë”, thuhej në Twitter, duke shtuar se policia duhej të përgjigjej.

Departamenti i policisë i Berlinit, i cili kishte më shumë se 2,000 oficerë në qytet tha se oficerët ishin ngacmuar dhe sulmuar nga protestuesit.

Protestat pasojnë demonstratat e tjera në shkallë të gjerë kundër masave të koronavirusit në të gjithë Evropën. Mijëra njerëz kanë dalë për të protestuar ndaj kërkesave për vaksinim në Francë gjatë tre fundjavave të fundit, shpesheherë edhe duke u përplasur me policinë dhe rreth 80,000 njerëz protestuan në qytetet në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda