Vdes 73-vjeçarja me koronavirus, Meta: Tregoni kujdes maksimal, zbatoni rregullat

Vdes 73-vjeçarja me koronavirus, Meta: Tregoni kujdes maksimal, zbatoni rregullat

TIRANË - Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 73-vjeçares nga Durrësi me koronavirus, që vuante edhe nga sëmundje të tjera të rënda. Kreu i shtetit ndan apelin që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë rregullat që rekomandohen për parandalimin nga prekja me COVID-19.

"Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!", tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Meta takon 4 mjekët: Të përfshijmë në proces kapacitetet njerëzore jashtë sistemit aktiv mjekësor, për të kaluar situatën

Lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusit, presidenti Meta ka takuar 4 personalitete të shëndetësisë për tu njohur me pikëpamjet e tyre në lidhje me situatën. Meta zhvilloi takime me Isuf Kalon, Fedhon Meksi, Andrea Gudha dhe Tritan Shehu ku u diskutuar për mënyrën se si mund të tejkalohet me pasoja sa më të lehta kjo situatë e vështirë.

Duke vlerësuar punën e personelit mjekësor, Presidenti theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Meta gjithashtu i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.

Njoftimi i plotë i Presidencës

Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të Covid 19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin.

Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

Meta dhe Isuf Kalo
Ora 11:36
Koronavirusi/ Meta takon drejtorin e OBSH-së në Tiranë: Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez. Në fokus të këtij takimi kanë qenë masat e marra lidhur me koronavirusin. Nuk ka vend për panik, thekson presidenti Ilir Meta, por duhet treguar një kujdes maksimal.

"Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit. Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari", shkruan Meta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 11/03/2020 13:36

    jemi ne nje pun ku jemi te gjith te mblidhur dhe jemi te detyruar te vijm ne pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë