Vdiq në moshën 100-vjeçare Javier Perez de Cuellar, diplomati peruan që ndërmjetësoi shumë marrëveshje paqeje në botë gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitet 1980 dhe 90. Ai do të mbahet mend gjithashtu për vizitën që bëri në Shqipëri në maj të vitit 1990, kur vendi ende nuk kishte dalë nga izolimi komunist. Në atë kohë, ai ishte zyrtari i parë i lartë i huaj që vizitonte Shqipërinë prej disa dekadash.
Gjatë vizitës, Perez de Cuellar kritikoi sistemin një partiak të Shqipërisë ndërkohë që udhëheqësit e atëhershëm komunistë nuk e lejonin krijimin e partive opozitare.
Nën trysninë e zotit De Cuellar dhe atë ndërkombëtare, udhëheqësit e Shqipërisë më në fund premtuan lirimin e të burgosurve politikë dhe rihapjen e objekteve të kultit që kishin qëndruar të mbyllura nën regjimin komunist.
De Cuellar, i lindur në Peru, u zgjodh në krye të OKB-së në vitin 1981 dhe ishte latinoamerikani i parë që drejtonte organizatën botërore.
Ai ndërmjetësoi për zgjidhjen e konflikteve në Kamboxhia, Nikaragua si dhe atë në El Salvador, deri në ditën e tij të fundit në detyrë më 31 dhjetor 1991.
Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi paraardhësin e tij si "një burrë shteti i suksesshëm, diplomat i përkushtuar dhe një frymëzim për atë vetë.” De Cuellar, tha ai lë pas një ndikim të thellë në Kombet e Bashkuara dhe në botë./VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor 2024, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor 2024, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor 2024, 07:40
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor 2024, 11:31