Vdes diktatori i Koresë
Pushteti i kalon djalit të tij
VIDEO-Spikerja jep lajmin mes lotëve

Vdes diktatori i Koresë<br />Pushteti i kalon djalit të tij <br />VIDEO-Spikerja jep lajmin mes lotëve
KORE E VERIUT - Presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong Il ka vdekur. Lajmi është dhënë nga televizioni shtetëror koreanoverior, sipas të cilit, Kim ndërroi jetë të shtunën në mëngjes gjatë një udhëtimi me tren.
“69-vjeçari pësoi një infarkt zemre të rëndë”, tha mes lotëve spikerja e lajmeve, e vezhur me të zeza.
Kim pati pësuar në 2008-n një goditje të rëndë dhe konsiderohej qysh atëherë me shëndet jo të mirë. Në 1994-ën ai pati marrë pushtetin në shtetin komunist prej të atit Kim Il Sung. Së fundi Kim pati punuar për t'ia kaluar pushtetin djalit të vet më të ri Kim Jong Un.

JONG DHE ALARMI I ARMËVE BËRTHAMORE
Kim Jong Il për një kohë të gjatë ishte një shqetësim real për diplomacinë ndërkombëtare. Shkak për këtë u bë programi i tij I armëve bërthamore dhe me zhvillimin e raketave. Si reagim ndaj njoftimit mbi vdekjen e Kim-it Koreja e Jugut ka vendosur sot forcat e saj të armatosura në gjendje alarmi.
Gjatë qeverisjes së Kim Jong Il-it Koreja e Veriut ka shënuar një varfëri të rëndë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës