Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Grilat në dritaren e një qelie burgu në Minsk të Bjellorusisë
Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën akuza për spiunazh dhe “lehtësim të aktiviteteve ekstremiste”, ka vdekur në një burg në Bjellorusi. Kështu tha më 1 nëntor qendra për të drejtat e njeriut, Vyasna.
Informacionet paraprake sugjerojnë se Dmitriy Schletgauer ka vdekur më 11 tetor, më pak se një muaj pasi ishte transferuar në burgun numër 15 të Mogilevit.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar.
Schletgauer më herët gjatë vitit ishte gjykuar për dy nene të Kodit Penal, pasi ishte arrestuar gjatë shtypjes së disidencës pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020. Këto zgjedhje, liderit autoritar bjellorus, Alyaksaandr Lukashenka, i dhanë mandatin e gjashtë presidencial.
Schletgauer është i burgosuri i shtatë politikë që vdes në burgjet në Bjellorusi, që nga shtypja e protestave.
Schletgauer u lind në Sllavgorod të Rusisë dhe kishte fituar leje qëndrimi në Bjellorusi më 2018.
Në burgjet bjelloruse janë më shumë se 1.500 të burgosur politikë. Në mesin e tyre ka gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë.
Shtetet perëndimore nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Minskut për shkak të shtypjes së pjesëmarrësve në këto protesta./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.7%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Analiza/ Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të mbyllet lufta në vitin 2025
2 Janar, 09:51
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
1 Janar, 09:23
-
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
31 Dhjetor 2024, 19:32
-
Droni ukrainas qëllon një helikopter rus mbi Detin e Zi
31 Dhjetor 2024, 14:00
-
SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
30 Dhjetor 2024, 17:05
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur
30 Dhjetor 2024, 16:55
-
Lufta/ Ministri i jashtëm rus: Gati për negociata me Ukrainën, por të merret parasysh situata në terren
30 Dhjetor 2024, 10:19
-
Rusia i mbyll gazin Moldavisë, ‘sherri’ për borxhin 709 milionë dollarë, BE: Shantazh i Moskës
30 Dhjetor 2024, 08:02
-
Ukrainasit hedhin në erë trenin rus në rajonin e Moskës, momenti kur ndodh shpërthimi (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 22:12
-
Arben Ramkaj: Shqiptarët dhe Mercenarizmi në Siri
29 Dhjetor 2024, 21:05
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41