Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Grilat në dritaren e një qelie burgu në Minsk të Bjellorusisë
Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën akuza për spiunazh dhe “lehtësim të aktiviteteve ekstremiste”, ka vdekur në një burg në Bjellorusi. Kështu tha më 1 nëntor qendra për të drejtat e njeriut, Vyasna.
Informacionet paraprake sugjerojnë se Dmitriy Schletgauer ka vdekur më 11 tetor, më pak se një muaj pasi ishte transferuar në burgun numër 15 të Mogilevit.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar.
Schletgauer më herët gjatë vitit ishte gjykuar për dy nene të Kodit Penal, pasi ishte arrestuar gjatë shtypjes së disidencës pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020. Këto zgjedhje, liderit autoritar bjellorus, Alyaksaandr Lukashenka, i dhanë mandatin e gjashtë presidencial.
Schletgauer është i burgosuri i shtatë politikë që vdes në burgjet në Bjellorusi, që nga shtypja e protestave.
Schletgauer u lind në Sllavgorod të Rusisë dhe kishte fituar leje qëndrimi në Bjellorusi më 2018.
Në burgjet bjelloruse janë më shumë se 1.500 të burgosur politikë. Në mesin e tyre ka gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë.
Shtetet perëndimore nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Minskut për shkak të shtypjes së pjesëmarrësve në këto protesta./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Dhjetor, 16:05
Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?
-
Po
20.6%
-
Jo
73.9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 'zhdukja' e avionit te zemërimi i Putin, si e organizoi Rusia arratisjen e Assad nga Siria?
12 Dhjetor, 19:52
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
12 Dhjetor, 19:38
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor, 18:06
-
Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si president i SHBA
12 Dhjetor, 13:42
-
Fluturimi sekret rus për të shpëtuar Assadin! Ishte Putin ai që e bindi që të ikte nga Siria
12 Dhjetor, 13:15
-
SHBA paralajmëron për raketën e dytë supersonike ruse në Ukrainë
12 Dhjetor, 12:15
-
Nga Millosheviçët te Assadët: Kush 'fshihet' tjetër në Moskë?
12 Dhjetor, 11:08
-
SHBA-të transferojnë kredinë prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën
11 Dhjetor, 10:11
-
Lufta në Ukrainë/ Raketat ruse sulmojnë klinikën, 6 të vrarë dhe 22 të plagosur! Persona të tjerë ende të bllokuar nën rrënoja
11 Dhjetor, 10:00
-
Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete ruse: Siria ishte një barrë e panevojshme, por Erdogan e poshtëroi Putinin
10 Dhjetor, 20:09
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor, 18:19
-
Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme
10 Dhjetor, 16:42