Korea e Jugut po shqyrton dërgimin e raketave Hawk ose pajisjeve të tjera ushtarake në Ukrainë, pas vendosjes së ushtarëve koreano-veriorë në Rusi, tha deputeti Yoo Yong-won i Partisë Popullore në pushtet.

Raketat Hawk të prodhimit amerikan kanë një rreze veprimi prej 40 km dhe u çmontuan në Korenë e Jugut në vitin 2022, pas blerjes së Cheongungs të prodhuar në vend.

Presidenti Yoon Suk-yeol ka denoncuar ndërkohë se ushtria e Koresë së Veriut mund të dërgohet në vijën e frontit në Ukrainë. Një i dërguar i posaçëm ukrainas së shpejti do të jetë në Seul.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Perëndimit që t’I lejojë Ukrainës përdorimin e raketa me rreze të gjatë veprimi, të goditur thellë brenda Rusisë.

Kjo thirrje u bë pasi një sulm rus në Harkiv la të vrarë tre persona dhe plagosi të paktën 36 të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
VIDEO/ Pasojat nga sulmi rus në pallatin 9-katësh në Kharkiv

Autoritetet ukrainase kanë publikuar pamje nga pasojat e rënda të shkaktuara në qytetin ukrainas Kharkiv, pas një sulmi rus në një pallat banimi, duke shkaktuar  viktima dhe 36 të plagosur.

Autoritetet bëjnë me dije se në mesin e viktimave janë dhe dy djem të moshave 11 dhe 15 vjeç.

Forcat ruse raportohet se kanë përdorur bombat e llojit FAB-500 për të sulmuar pallatin nëntëkatësh në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.

Ora 17:51
Zelensky përsërit thirrjen ndaj Perëndimit: Na lejoni sulmet thellë brenda Rusisë

1728496685_volodymyrzelensky.JPG

Volodymyr Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Perëndimit që t’I lejojë Ukrainës përdorimin e raketa me rreze të gjatë veprimi, të goditur thellë brenda Rusisë. Kjo thirrje u bë pasi një sulm rus në Harkiv la të vrarë tre persona dhe plagosi të paktën 36 të tjerë.

Autoritetet bëjnë me dije se në mesin e viktimave janë dhe dy djem të moshave 11 dhe 15 vjeç.

Forcat ruse raportohet se kanë përdorur bombat e llojit FAB-500 për të sulmuar një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë. Këto lloje bombash janë armë të fuqishme që Rusia gjithnjë e më shumë po përdor për të sulmuar caqet civile brenda Ukrainës.