Vdes Eva Kor, e mbijetuara e fundit e Holokaustit

Vdes Eva Kor, e mbijetuara e fundit e Holokaustit

Eva Kor vdiq gjatë udhëtimit të saj vjetor në Auschwitz, aty ku dëshmonte për tmerret e gjenocidit të Luftës së Dytë Botërore.

Amerikane, e lindur në Rumani, ajo fali gjithë ata që nxitën dhe kryen mizoritë. E mbijetuara e fundit e Holokaustit, ndërsa u largua nga jeta ditën e enjte në Poloni, u pëshëndet nga mijëra dashamirës.

85-vjeçarja vdiq në hotelin e saj në Krakov pas një periudhe të gjatë me probleme te frymëmarrjes dhe zemrës.

Në Rumani në vitin 1934, Eva Kor ishte pesë vjeçe kur familja e saj u transferua në geton e Cehei. Disa vjet më vonë, ata u çuan në Auschwitz, ku shumica e të afërmve të saj u vranë.

Kor dhe motra e saj binjake, Miriam, mbijetuan nga tmerri, por iu nënshtruan eksperimenteve mjekësore çnjerëzore me urdhër të Dr. Josef Mengele, i njohur si Engjëlli i Vdekjes.

Miriam më vonë vdiq nga kanceri, me shumë gjasa prej atyre eksperimenteve.

Pasi kampi internimit u çlirua nga ushtria sovjetike në vitin 1945, Kor u shpërngul në Izrael dhe më vonë në Indiana, në Shtetet e Bashkuara. Ajo e kaloi jetën duke dëshmuar tmerret e Holokaustit dhe duke promovuar faljen për ata që kryen mizoritë.

Në vitin 1984, ajo krijoi CANDLES apo Fëmijët e Auschwitz, laboratorin nazist të “Survivors Experiments Experiments Deadly”, një muze i histories së genoicidit nazist.

Duke reaguar për vdekjes së saj, muzeu përmes një deklarate, tha se "Eva Kor preku zemrat e qindra mijëra njerëz gjatë 85 viteve jetë nëpërmjet mesazheve të saj. Për të, ne mund të kapërcejmë vështirësitë dhe tragjeditë duke falur. Falja mund të na ndihmojë të shërohemi. Secili prej nesh ka fuqinë dhe përgjegjësinë për ta bërë këtë botë një vend më të mirë".

Kor shpesh dha leksione, shkroi një autobiografi dhe u shfaq në dokumentarë.

Gjatë udhëtimeve vjetore në Poloni, ajo gjithmonë do të vizitonte Aushvicin.

"Kudo ku shkonte, Eva solli dritë në errësirë ​​dhe siguroi ngushëllim për ata që vuajtën” - tha Guvernatori i Indiana Eric Holcomb, duke shtuar se "bota ka humbur një grua të madhe”

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje