TIRANE - Një foshnjë 4-muajshe ka humbur jetën në urgjencën e QSUT një ditë më parë. 

Mjekët s'kanë mundur ta mbajnë në jetë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse foshnja vuante nga probleme shëndetësore. 

Lajmi ka tronditur familjarët, të cilët kanë reaguar ndaj mjekëve, ndërsa i ati 36-vjeçar i foshnjes në gjendje të rënduar psikologjike, është rrëzuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiat të reanimacionit. 

Policia e ka proceduar atë për këtë incident.

Nga ana tjetër, policia nuk bën të ditur nëse do të hetojë shkaqet e vdekjes së foshnjes. 

Njoftimi i policisë
Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com