Futbollisti 27 vjeçar , indiani D.Vankatesh ka pësuar një infarkt në zemër në fushën e lojës duke u dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt. Por pavarësisht përpjekjeve pëër ta mbajtur në jetë, mjekët vetëm konfirmuan vdekjen e tij.
Rastet të tilla në futboll çdo ditë e më shumë janë duke u shpeshtuar e arsyeja e këtij “fenomeni” ende mbetet misterioze. Drejtuesit e Premier League në Angli, kanë kërkuar këto ditë intensifikimin e rregullave mjekësore për lojtarët, duke kërkuar dhe kontrolle më të shpeshta, pas infarktit të Fabrice Muamba.
