Vdes Gunter Schabowski, njeriu që
përshpejtoi rrëzimin e Murit të Berlinit

Vdes Gunter Schabowski, njeriu që<br />përshpejtoi rrëzimin e Murit të Berlinit
Disa fjalë të improvizuara e bënë të futej në histori.

Günter Schabowski, zyrtari gjermano-lindor, i cili përshpejtoi rrëzimin e murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

“Ish-gazetar, më pas zëdhënës i komitetit qendror të SED, partia komuniste që drejtonte Gjermaninë Lindore, vdiq në kryeqytetin e ribashkuar të vendit”, njoftoi bashkëshortja e tij për agjencinë e lajmeve DPA.

Vdekja e tij ndodhi disa ditë para 26-vjetorit të hapjes në konfuzion dhe eufori, të kufirit që ndau Berlinin për 28 vjet dhe shënoi epiqendrën e Luftës së Ftohtë.

“Nuk do ta cilësoja veten si heroi që hapi kufirin, kam vepruar në përpjekje për të shpëtuar sistemin e Republikës Demokratike të Gjermanisë”, ishte shprehur Schabowski në vitin 2009, duke kujtuar minutat që sollën ndryshimin e Gjermanisë.

Më 9 nëntor 1989, pas disa muajve manifestimesh masive, sekretari i përgjithshëm i SED-it (Partia Socialiste e Bashkuar) Egon Krenz informoi drejtuesit kryesorë të regjimit se një legjislacion i ri për udhëtimet jashtë vendit do të miratohej.

Gunter Schabowski, i cili publikoi për median ndërkombëtare listën e vendimeve të fundit të regjimit, priti përfundin e konferencës së tij për shtyp, për të njoftuar hapjen e kufijve duke shpresuar për të shmangur pyetjet./ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër