Vdes i burgosuri, 2 plagosje në
3 muaj në burgun e Shënkollit

LEZHE - Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak i burgosuri i Shënkollit. Aranit Rama u sulmua dje në qeli nga një i burgosur tjetër Kastriot Allamani. Burimet nga Spitali Ushtarak bëjnë të ditur se i burgosuri vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi sulmi me thikë kishte shkaktuar plagë të rënda. Fillimisht i burgosuri kishte rënë në gjendje kome, më pas kishte vdekur.

Autori i krimit u izolua menjëherë në qelinë e paraburgimit në burgun e Shënkollit, ndërsa kanë nisur hetimet mbi motivet e ngjarjes, e cila ka burim hakmarrjen, bëjnë të ditur burime nga burgu i Lezhës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se Aranit Rama, ka qenë duke u kthyer nga dhoma e ajrimit për në qeli, ku një tjetër i burgosur Kastriot Allmani nga Miloti i rrethit Kurbnin i ka zënë pritë, e ka qëlluar me mjete të ftohta, duke e lënë të plagosur rëndë.

Kjo është plagosja e dytë brenda 3 muajsh brenda ambienteve të këtij burgu. Më 4 qershor u plagos kreu i komunës Rrethinë të Shkodrës, Kleves Muja, i cili po ishte në burg për 40 ditë, në pritje të shqyrtimit të dokumentacionit për ekstradimin drejt Italisë ku akuzohej për trafik ndërkombëtar droge. Sipas burimeve policore Muja ishte qëlluar nga shoku i tij i qelisë, Xheladin Kruja, i cili ishtë dënuar me 12 vite burg pas vrasjes së dy vëllezërve.

Menjëherë pas këtij krimi Ministria e Drejtësisë urdhëroi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Burgut të Lezhës , Valentin Miri si të gjithë ekipit të sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse.

Lajmi u publikua ne orën 21:07 te 9 gushtit  dhe u perditësua sot në orën 09: 37
(gm/sg/Shqiptarjacom)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë