Vdes ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt

/ATSH-AFP/ - Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt, gjendja shëndetësore e të cilit u përkeqësua mjaft gjatë javës së kaluar, vdiq sot pasdite në moshën 96-vjeçare, njoftoi mjeku i tij për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
"Ish-drejtuesi socialdemokrat, kancelar gjatë viteve 1974-82, vdiq në shtëpinë e tij në Hamburg", saktësoi mjeku Heiner Greten.
Helmut Schmidt, së bashku me ish-presidentin francez, Valery Giscard d'Estaing, është konsideruar edhe si "babai" sistemit monetar evropian (EMS).

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social