Benoit Violier, i cili është shpallur si kuzhinieri më i mirë në botë në muajin dhjetor, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
 
44-vjeçari ishte shef në një nga restorantet më të njohura të Zvicrës, në qytetin e Lozanës.

Policia zvicerane nga hetimet e para tha se Violier, i cili ka lindur në Francë, duket të ketë qëlluar veten.

Ai ka udhëhequr restorantin de l’Hotel de Ville in Crissier që nga viti 1996.
 
Vdekja e tij vjen rreth gjashtë muaj pas vdekjes së Philippe Rochat, mentorit dhe paraardhësit të tij në restorantin de l’Hotel de Ville.
 
Violier u rrit në një familje me shtatë fëmijë në qytetin e Saintes, në Francën perëndimore. Pasioni i tij për gastronominë kishte ardhur nga nëna e tij që moshë të re.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)