ITALI- Përveç dy rasteve të ditëve të fundit ku dy pacientë të spitalit “Hygeia” humbën jetën, një fat të ngjashëm ka pasur edhe një bashkëadhetare shqiptare në Itali, vetëm 2 vjeç e gjysmë. Vogëlushja ka ndërruar jetë rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës (15.02.2014), 2 orë pasi ishte operuar në gojë.
 
Prindërit e vogëlushes, 34-vjeçari Endrit Prendi dhe nëna 24 vjeçe Elvira, bënë një kallëzim penal për mjekët që e kishin operuar.
 
Ngjarja ka ndodhur në zonën Pordenone më Itali, ku vogëlushja iu nënshtrua operacionit në spitalin “Santa Maria degli Angeli”.
 
Aty mjekët kishin planifikuar ndërhyrjen kirurgjikale, për heqjen e një problemi në gojë, i cili e pengonte vajzën për ushqimin.
 
Pas kallëzimit, drejtori i spitalit, Giuseppe Sclippa, shprehu tronditjen, duke deklaruar se arsyet e vdekjes së vogëlushes mbeten mister.
 
Ndërkohë, organet e prokurorisë po hetojnë dosjen mjekësore të 2-vjeçares shqiptare.

familja predi me logo
(Në foto: Prindërit e vajzës së vogël që ndërroi jetë të shtunë (15.02.2014) në një spital në Itali)


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)