Një tjetër aksident me vdekje në vend. Një 20-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.
Një autoveture tip smart, e cila drejtohet nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit zezë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku. Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në këtë rrugë.
Lajmi kryesor:
3 aksidente me vdekje në vend, dy drejtues motoçiklete humbin jetën në Lushnjë brenda 2 orëve! Një 20-vjeçar vdes në Fushë-Krujë (VIDEO)









