Ka ndërruar jetë në spitalin e Korfuzit zvicerania Vera Kaser. Pavarësisht ndihmës së dhënë në spitalin grek, ajo raportohet se sot ka ndërruar jetë.
/Shqiptarja.com
52-vjeçarja dje ishte duke lundruar në Borsh së bashku me bashkëshortin Peter Kaser 62 vjeç me një varkë por si pasojë e dallgëve përfunduan në afërsi të ishullit Erikusa në Greqi.
Ata u gjetën nga Forcat e Armatosura Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke dhe u dërguan në spital, por gruaja ndërroi jetë. Bashkëshorti i saj sipas medieve greke raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
dy.b/shqiptarja.com










