E trishtë/ Vdes në moshën 50-vjeçare dramaturgu shkodran Albri Brahusha

E trishtë/  Vdes në moshën 50-vjeçare dramaturgu shkodran Albri Brahusha

Dramaturgu Albri Brahusha

Dramaturgu shkodran Albri Brahusha ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Benet Beci, i cili i shpreh ngushëllimet familjes Brahusha për humbjen e madhe.

Brahusha humbi betejën me një sëmundje që e kishte prekur, cerroza e mëlçisë.

Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai ka qenë jurist pranë Institucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef I zyrës juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai është autor i  librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë