Vdes në moshën 77-vjeçare
Terry Wogan, legjenda e BBC

Një nga figurat më të vjetra dhe të njohura të BBC, Terry Wogan Sir, ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 77-vjeçare, pas një lufte të shkurtër me sëmundjen e kancerit.
 
Lajmi është konfirmuar nga familja e gazetarit të njohur. "Sir Terry Wogan vdiq sot pas një beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin . "Ai vdiq i rrethuar nga familja e tij. Ndërsa e kuptojmë se shumë do të ndjejnë mungesën e tij, familja kërkon që të respektohet privatësia e tij në këto kohë të vështira”.
 
Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall, e cilësoi Terry-n si ‘një thesar kombëtar’. Terry Wogan vdiq duke lënë pas gruan e tij, Helen dhe tre fëmijë. Çifti kishte gjithashtu edhe një vajzë tjetër që u nda nga jeta që në foshnjëri.
 
Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e një personi që për 50 vjet ka kontribuar në median britanike. “Britania ka humbur një talent shumë të madh”, u shpreh ai. Të shumtë kanë qenë ata që kanë punuar me të dhe kanë vlerësuar punën e legjendës së BBC dhe kanë shprehur dhimbjen në rrjete sociale. 
terry wogan
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI