Në një shpërthim vetëvrasës me bombë janë vrarë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja, pas sulmit me bombë ndaj shtëpisë dhe rezidencës-zyrë të ministrit pakistanez i Punëve të Brendhsme i krahinës Punjab, Shuja Khanzada, i cili edhe ky i fundit ka humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ka konfirmuar se Shuja Khanzada ishte në mesin e viktimave, ndërsa ekipet e shpëtimit ishin në kërkim të deri 25 personave nën rrënojat rezidencës së tij në Shadi Khan.
Policia ka deklaruar se shpërthimi solli rrëzimin e ndërtesës, ku ministri zhvillonte takime me përkrahësit. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar Ali Khan tha se shpërthimi ishte një akt i dy sulmuesve.
Mediat vendase kanë cituar burime të Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se grupi militant Lashkar-e-Jhangvi kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në përgjigje të vrasjes së shefit të grupit Malik Is'hakut në korrik.
Mes viktima gjithashtu është një oficer i lartë policie i cili kishte për të detyrë të ofronte sigurinë për ministrin, ndërkohë që rezultojnë të humbur punonjës të tjerë policie. Punëtorët e shpëtimit të mbështetur nga një ekip kërkimi i ushtrisë gërmuan në rrënojat e ndërtesës, për të nxjerrë të plagosurit.
Ndërkohë Turqia dënoi sulmin dhe ka ofruar ndihmë për të luftuar terrorizmin. "Ne e dënojmë këtë sulm terrorist të turpshëm dhe ritheksojmë se Turqia është e gatshme të ofrojë asistencë për Pakistanin në luftën kundër terrorit," thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
/Shqiptarja.com