/ATSH-AFP/ - Aktori egjiptian, Omar Sharif, lindur më 10 prill 1932 në Alexandrie, i cili u bë legjendë e kinemasë me rolet e tij në "Lawrence of Arabia" dhe "Doktor Zhivago", vdiq sot në Kajro nga një krizë kardiake në moshën 83-vjeçare, theksoi agjenti i tij londinez.
"Omar Sharif vdiq sot pasdite nga një atak kardiak. Ai ndodhej në një spital të specializuar për pacientët e prekur nga Alzhaimeri", deklaroi agjenti i tij, Steve Kenis.
Ish-ministri egjiptian i Antikiteteve dhe egjiptiologu, Zahi Hawwas, i cili bën pjesë tek të afërmit e tij, konfirmoi vdekjen e aktorit legjendar në një klininë në Kajro.
"Aktori i njohur ka fituar dy Globe të Artë dhe është nominuar për çmimin Oscar për rolin e tij të Sherif Ali, në filmin "Lawrence of Arabia", të David Lean. Tre vjet më vonë ai u bë protagonist në filmin e famshëm "Doktor Zhivago".
/Shqiptarja.com