Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident në punë, ndodhur ditën e djeshme. 36-vjeçari Besnik Sali udhëtonte me kamion kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar së bashku me kamionin që ishte ngarkuar me pllaka guri.Ai ishte duke punuar në zonën e shpatit të malit, në fshatin Dërvi të Skraparit.
Viktima 36-vjeç,jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 2 fëmijëve. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave dhe gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.
Edhe pse prej gati një viti Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, firmat vijojnë sërish punën, pa u shqetësuar aspak në kundërshtim me ligjin.

G.M./Shqiptarja.com
Komente


Ngushellime familjes nje fatekeqesi e madhe ishte nje djale shume i mire u prefte ne paqe
PërgjigjuNgushellime e dhimbje pa fund per djaloshin 36 vjecar,qe punonte edhe ne dite pushimi per te siguruar jeten e familjes.Mbetem pa fjale.Oi,oi,oi....
PërgjigjuRrofte Meta e Monika qe na mbajne gjalle me guroret
PërgjigjuNgushllime familjes !
Përgjigju