Vdes sekretari i Vetëvendosjes
Hidhet nga kati i 6 i pallatit 

Vdes sekretari i Vetëvendosjes<br />Hidhet nga kati i 6 i pallatit 
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Arbnor Dehari, 28 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6 i pallatit duke gjetur vdekjen. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.30, në rrugë “Muharrem Fejza”, lagjia e Spitalit. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë opinionin publik se sot tragjikisht, në moshën 28 vjeçare, ndërroi jetë aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbënor Dehari. Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme. Vdekja e tij është humbje e madhe si për familjen poashtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në këto moment të rënda, shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, dashamirëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim