Autoritet zyrtare të Kopshtit Zoologjik Johannesburg City Park kanë lajmëruar se ariu polar që besohej se ishte i fundit që jetonte në kontinentin e Afrikës ka ndërruar jetë. Ariu i quajtur Wang, i lindur që në vitin 1984, ishte shumë i dashur për publikun që e vizitonte në park.

Ai ndërroi jetë pas problemeve të mëdha në mëlçi dhe një infrakti në zemër. Muajt e fundit Wang ishte dëshpëruar shumë nga vdekja e partneres së tij Gee-Bee, dhe shpeshherë qante në ambientet ku luante me të. Gee-Bee, 30 vjeç, u gjet në pishinë pas një ataku në zemër që në fillim të këtij viti.

Ata të dy kanë qenë partnerë të pandashëm që në moshën 1 vjeçare kur erdhën për herë të parë në parkun në Afrikën Jugore.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)