KAZAKISTAN - Në një maternitet të Kazakistanit 60 foshnja kanë vdekur në harkun kohor të një viti. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast të rëndë dhe ka pezulluar punën në maternitet për një muaj.
Ngjarja ka ndodhur në një nga maternitetet e Almatit i cili u çel në muajin nëntor të vitit të kaluar. Zyrtarët thanë se të paktën 16 prej foshnjave kanë lindur të vdekura, ndërsa të tjerat kanë vdekur si pasojë e shkaqeve të ndryshme, ende të papërcaktuara.
Sipas zëdhënëses së prokurorisë së Kazakistanit, hetimi është ende paraprak dhe nuk ka nisur ende ndonjë penal.
Materniteti në qytetin më të madh të Kazakistanit ka pasur në fokus trajtimin e nënave me probleme të zemrës.
(r.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com