Vdesin dy marinarë shqiptarë 
Shkojnë në 11 viktimat në traget

Rritet bilanci i viktimave në tragjedinë e “Norman Atlantic”. Dy marinarë civil shqiptarë kanë gjetur vdekjen këtë mëngjes gjatë rimorkimit të tragetit italian, i cili ndodhej në ato çaste në ujërat shqiptarë 3 milje larg Vlorës.

59-vjeçari Petrit Jahaj dhe 57-vjeçari Edmond Hilaj ishin pjese e ekuipazhit te rimorkiatorit "Iliria", të cilët ndërhynë për të ndaluar afrimin e tragetit pranë bregdetit tonë dhe për të shmangur përplasjen me shkëmbinj. Fatkeqesisht dy marinaret shqiptare u goditën nga kavoja e cila u shkëput nga trageti. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se anija "Iliria" ishte kontraktori i dytë nga kompania private në pronësi të "Norman Atlantic" dhe kjo për shkak të një çmimi më të lirë. Ja pse anija "Iliria" u zgjodh për të mbajtur të palëvizur 'Norman Atlantic'

Ky incident e çon në 13 numrin e jetëve të humbura në tragjedinë e tragetit italian “Norman Atlantic”, i cili u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës kur ndodhej 12 milje larg Ishullit të Sazanit. 11 viktimat e tjera janë pasagjerë të tragetit fatkeq që nuk arriti ta çojë në fund destinacionin e tij nga Igumenica e Greqisë në drejtim të Ankonës, kur në hambarin e tij shpërthyen flakët për shkaqe ende të papërcaktuara. Nga viktimat e identifikuara tre janë italianë dhe një grek.

Prokurori italian Volpe tha se trageti “Norman Atlantik” do të tërhiqet me rimorkiatorë drejt Brindisit ku dhe do të ankorohet per tiu nenshtruar hetimeve. Mësohet se Prokuroria Italiane ka kërkuar urdhër-sekuestro, kërkesë kjo e pranuar nga ana e Prokurorisë shqiptare.

Trageti është evakuar plotësisht pas largimit të komandantit, i cili u largua i fundit nga anija, por operacioni vijon në zonën e aksidentin në kërkim të të zhdukurve të mundshëm. 

Vdekja e dy marinarëve, politika shqiptare e Renzi shprehin ngushëllime

MPJ: Ja ku ndodhen 26 shqiptarët që ishin në anijen “Norman Atlantic”


Një nga të shpëtuarit: Qëndruam 24 orë pa ujë mes flakëve
Ora 22:42
Një nga të shpëtuarit e tragjedisë në tragetin “Norman Atlantic” dhe i sapombërritur nga anija e shpëtimit “San Giorgio” në portin e Brindisit ka treguar momentet e ankthit në bordin e anijes. Ai është shprehur për mediat italiane se kanë qëndruar  për mbi 24 orë pa ujë dhe në kushte ekstreme.

“Për rreth 24 orë askush nuk na dha një shishe me ujë, por fatmirësisht mbërriti Marina Italiane. Ishim të rrethuar nga flakët, çka e bënte mjaft të vështirë ardhjen e ndihmës.” është shprehur shtetasi grek me origjinë nga Igumenica

Në "San Giorgio" 212 persona, kapiteni dhe ekuipazhi i "Norman Atlantic" merren në pyetje
Ora 22:06 Në portin e Brindisit, ku është ankoruar anija e shpëtimit San Giorgio, në bordin e saj mësohet se janë 212 persona të shpëtuar nga trageti që u përfshi nga flakët “Norman Atlantic”, mes të cilëve edhe trupat e 5 viktimave që u gjetën.

Sipas mediave italiane ka nisur zbritja e njëpasnjëshme e pasagjerëve të cilëve u është dhënë menjëherë ndihma e parë.

Gjithashtu në bordin e anijes “San Giorgio” ndodhet edhe kapiteni i tragetit “Norman Atlantic”, Argilio Giacomazzi së bashku me 22 persona të tjerë të ekuipazhit të cilët pas zbritjes do të merren në pyetje nga ana e grupit hetimor. 

anija san giorgio
anija san giorgio

MPJ: Valbona Kane dhe Helena Cukja në gjendje shumë të mirë shëndetësore
Ora 20:05 Ministria e Punëve të Jashtme informohet mbi gjendjen e shtetaseve shqiptare nga Konsullata jonë në Bari se: 

1. Valbona Kane gjendet në Spitalin e Brindizit në gjendje shumë të mirë shëndetësore. 
2. Helena Cukja ndodhet në Spitalin e Brindizit në gjendje shumë të mirë shëndetësore. 

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh angazhimin për t’u qëndruar pranë qyetetarëve tanë deri në përfundimin e të gjitha procedurave.

Mbërrin anija e shpëtimit "San Giorgio" me 200 të shpëtuar.
Ora 19:45
 Ka mbërritur në portin e Brindisit, anija e përfshirë në operacionet e shpëtimit, San Giorgio, e cila në bordin e saj mban 200 persona të shpëtuar nga trageti i përfshirë në flakë “Norman Atlantic”, në mesin e të cilëve janë edhe 18 shtetas shqiptare. Sipas mediave italiane në portin e Brindisit kanë filluar reshjet e dëborës dhe me temperatura të ulëta.

Po ashtu pranë anijes kanë mbërritur edhe bluzat e bardha, të cilët po u japin të shpëtuarve ndihmën e parë mjekësore pas kushteve të vështira dhe makthit të cilët ata përjetuar për mbi 30 orë, në brigjet e Adriatikut.

Sakaq, sipas mediave italiane anija tjetër e përfshirë në operacionet e shpëtimit, “Cruise Europa” do të mbërrijë ditën e nesërme në Ankona, por nuk do të ketë të shpëtuar në bord dhe kjo pasi 69 të shpëtuarit prej saj u zbarkuan në Greqi.



anija san giorgio

Trageti 5 milje nga Sazani, nën sekuestron e Italisë
Ora 17:00 Trageti “Norman Atlantic” ndodhet 5 milje larg ishullit të Sazanit. Pranë tij ndodhet një anije ushtarake italiane dhe një rimorkiator i Baretës, për llogari të Prokurorisë së Barit.  Edhe pse është në ujërat shqiptarë, anija është në sekuestro nga prokuroria italiane, ku pritet t’i nënshtrohet hetimeve për të zbuluar shkaqet e zjarrit që e kthyen në tragjedi lundrimin e qindra udhëtarëve. Ai do të tërhiqet nga rimorkiatori italian për të shkuar më tëj drejt brigjeve të vendit fqinj.

Anija San Giorgio gjen në det një trup të pajetë, shkon në 11 numri i viktimave
Ora 16:00 Anija e shpëtimit “San Giorgio”, e cila mban në bordin e saj personat që ka shpëtuar nga trageti në flakë, gjatë rrugës së kthimit për në Brindisi ku do të marrin trajtimin mjekësor të evakuarit ka gjetur në det trupin e pajetë të një persona nga trageti “Norman Atlantic”.

Rimorkiatori Iliria ankorohet ne portin e Vlores
Ora 15:40 Rimorkiatori "Iliria", që u përfshi të martën në operacionin e shpëtimit në tragetin "Norman Atlantik", ku humbi dy nga pjesëtarët e ekipazhit të vet, u ankorua rreth orës 15.40 në një nga kalatat e portit të Vlorës.

Megjithëse kushtet detare ishin relativisht më të mira, krahasuar me ditët e fundit, mjeti lundrues u ankorua pas disa manovrimeve që zgjatën rreth 30 minuta. Madje, gjatë këtyre manovrimeve nuk ka munguar edhe një incident i vogël, kur, njera prej cimave u këput por pa asnjë pasojë.

Mberrijne ne Vlore trupat e dy marinareve shqipare
Ora 14:30
Kane mberritur ne portin e Vlores dy trupat e pajete te marinareve civile shqipare qe humben jeten ne nje incident gjate rimorkimit te tragetit "Norman Atlantic". Ata do te cohen ne morgun e spitalit rajonal te Vlores per t'u terhequr me tej nga familjaret e tyre.



Prokurori italian Shqipërisë: Mos e prekni anijen! Do vijë në Brindisi
Ora 13:40 Autoritetet italiane kanë kërkuar lejen nga Shqipëria për të tërhequr anijen “Norman Atlantic” në territorin e tyre, pasi aktualisht “Norman Atlantic” gjendet në ujërat territoriale shqiptare dhe për çfarëdo veprimi ndaj saj nevojitet një leje e posaçme.
 
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Barit ka bërë një kërkesë për ndihmë juridike, me objekt sekuestrimin e anijes “Norman Atlantic” dhe të të gjitha pajisjeve që ndodhen në të, si dhe kryerjen e një sërë veprimesh të tjera hetimore, që anija të tërhiqet nga autoritetet italiane drejt Brindisit në mënyrë që hetimi të vijojë nga autoritetet italiane.
 
Prokuroria Shqiptare nga ana e saj po krijon të gjithë lehtësirat e nevojshme procedurale në bazë të “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve gjyqësore italiane në hetimin mbi avarinë e rëndë në bordin e anijes, si pasojë e së cilës është konfirmuar zyrtarisht vdekja e 10 personave. Po merren të gjitha masat për ekzekutimin e kësaj letër-porosie nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Aktualisht, anija, e cila ka humbur drejtimin teknik, gjendet në ujërat territoriale shqiptare.

Prokurori italian: Askush të mos marrë në posedim Anijen
“Askush nuk mund të marrë në posedim tragetin “Norman Atlantic” pa kryer më parë një vepër penale që i do i nënshtrohet ndjekjes penale." tha prokurori në Bari, Giuseppe Volpe, në lidhje me destinacionin përfundimtar të “Norman Atlantic” i cili është vendosur nën sekuestro  dhe i është besuar kompanisë BARRETTA për ta ankoruar në Brindisi.

Prokurori italian: Pritet të qartësohet fati i 179 personave qe mungojne
“Duke bërë bilancin mes numrave të personave që kanë qenë në tragetin “Norman Atlantic”, 499 në total, të shpëtuarit 310 dhe 10 viktimat e konfirmuara, mbeten akoma 179 persona për të cilët nuk ka asnjë lajm të qartë, por që mund të jetë në varkat greke që morën pjesë në operacionin e shpëtimit dhe që tashmë i janë drejtuar drejt bregut helen”, tha  Prokurori Volpe, i cili saktësoi se do të priten zbarkimet nga varkat greke për të pasur një ide të qartë për të shpëtuarit.
 
Prokurori italian: Ndoshta ka viktima të tjera në Traget
Është e mundshme që të ketë viktima të tjera brenda tragetit”-tha Prokurori i Barit,  Giuseppe Volpe lidhur me tragjedinë në tragetin “Norman Atlantic”.

Ministria e Mbrojtjes: Marinarët, jo pjesë e forcave tona e të Armatosura e Detare
Në një njoftim zyrtar të Ministrisë shqiptare së Mbrojtjes, saktësohet se dy marinarët janë civilë dhe se nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura dhe të forcës sonë detare. Po ashtu, rimorkiatori “Iliria”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është privat dhe është kontraktuar nga anija jonë e shpëtimit me të njëjtin emër “Iliria”, e cila është përfshirë në operacionin e shpëtimit.

Dy marinarët civil shqiptarë kanë gjetur vdekjen këtë mëngjes gjatë rimorkimit të tragetit italian, i cili ndodhej në ato çaste në ujërat shqiptarë 3 milje larg Vlorës. 59-vjeçari Petrit Jahaj dhe 57-vjeçari Edmond Hilaj ishin pjese e ekuipazhit te rimorkiatorit "Iliria", të cilët ndërhynë për të ndaluar afrimin e tragetit pranë bregdetit tonë dhe për të shmangur përplasjen me shkëmbinj. Fatkeqesisht dy marinaret shqiptare u goditën nga kavoja e cila u shkëput nga trageti. Goditja ka qenë fatale, ndërsa grupi mjekësor i anijes të shpëtimit “San Giorgio” konstatoi vdekjen e dy shqiptarëve, Petrit Jahaj 59 vjeç dhe Edmon Hilaj 57 vjeç.

Anija “Iliria” nga momenti i marrjes së sinjalit SOS, qëndronte në gatishmëri në portin e Vlorës, ndërsa  iu bashkua operacionit të shpëtimit gjatë ditës së djeshme. Sakaq në brigjet tona u kthye anija “Butrinti”, e cila prej dy ditësh qëndroi në det për të shpëtuar personat në bordin e tragetit të djegur. Butrinti ishte anija që gjeti trupin e pajetë të viktimës së parë të shënuar në këtë tragjedi, 62-vjeçarit grek që ra në det gjatë operacionit të anijeve të shpëtimit për evakuimin e tij nga trageti. 

trageti ne flake

Andoni për A1 REPORT: Dy marinarët u goditën nga kavoja
Në një lidhje telefonike për A1 REPORT, shefi i Kapitenerisë së Vlors, Dionis Andoni tha se rimorkimi i një kavoje në tragetin “Norman Atlantik” goditi dy marinarët shqiptarë.

“Trageti "Iliria" me kërkesën e një shoqërie ka shkuar ne ndihmë të tragetit që po digjet "Norman Atlantik" me qëllimin kryesor që të mos zhytej në breg, po të mbante larg brigjeve Shqiptare. Gjatë gjithë natës kanë luftuar më zjarrin për arsye se trageti "Normal Atlantik" ka qenë në flake të plotë dhe kanë dhënë asistencë. Në mëngjes kur po dorëzohej detyra ka ndodhur një aksident, rimorkimi i një kavoje ka goditur dy Marinar. Pas këtij incidenti është bërë thirrje rojës shqiptare dhe italiane. Ato janë marinar të rimorkiatorit "Iliria", tha Dionis Andoni, shef i kapitenerisë Vlorës.



18 shqiptare te shpetuar me anijen"San Giorgio" drejt Brindisit
Ora 12:30 18 shqiptarë të shpëtuar nga trageti “Norman Atlantic”,   me anë të anijes “San Giorgio”, janë shëndoshë e mirë dhe priten të shkojnë drejt Brindisit. Ndërkohë anija ushtarake “San Giorgio” është zëvendësuar me një anije tjetër të marinës, e cila do të do vijojë me kërkimet e të zhdukurve.
 

trageti ne flake

Rinisin kërkimet për trupa të pajetë në det
Ora 11:09
Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet në zonën ku ndodhej anija për të gjetur trupin e ndonjë prej personave që nuk u shpëtuan dot nga operacioni i kërkim-shpëtimit. Lajmi i cili bëhet i ditur nga Marina Ushtarake italiane, e cila nënvizon se pas këtij operacioni anijet “San Giorgio” dhe “Durand de la Penne” do të ankorohen në portin e Brindisit. 

trageti ne flake
VIDEO/Aksioni i ditës së sotme në tragetin "Norman Atlantic"



4 kamionistë rezultojnë të zhdukur, mister numri i saktë
Ora 11:00
 4 kamionistë italianë, 3 napolitanë dhe një sicilian janë konfirmuar deri tani si pjesë e të zhdukurve. Është e paqartë se sa mund të jetë numri i personave të zhdukur pasi lista e pasagjerëve ka rezultuar që të jetë false, ndërsa në të evakuuarit e parë janë gjetur edhe 2 klandestinë. Nëse do i referohemi listës së pasagjerëve numri i të zhdukurve duhet të jetë 43.

anija ne flake


trageti ne flake

Video/Ambulancat në pritje të Marinarëve në stadiumin e Vlorës

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar