Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam unë vrasësja e Eneas, por shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!

Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam unë vrasësja e Eneas, por shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!

Motrat Nikolli, viktima Enea Thomaraj dhe reagimi i Xhovana Nikollit

Elbasan- Vdekja e 29-vjeçarit Enea Thomaraj rreth 3 muaj pas shpërthimit në atentatin me tritol të ndodhur në Elbasan, që kishte për shënjestër tjetër objektiv, ka tronditur opinionin publik, pasi i riu ishte një viktimë aksidentale.

Objektivi ishin motrat Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat akuzuan se urdhëruesi dhe organizatori nga burgu ishte i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Vdekja e të riut u njoftua tre ditë më parë (4 Tetor), teksa pas lajmit reagoi menjëherë edhe Xhovana, duke shprehur “ngushëllime familjes”.

Mirëpo nuk kanë munguar prej ditës së lajmit të kobshëm reagimet e komentuesve në rrjetet sociale, edhe në faqet-profil të vetë motrave Nikolla, duke i fajësuar për vdekjen e Eneas.

Në një reagim të dytë, të bërë sot (6 Tetor) po në rrjetet sociale, Xhovana tregon se ka marrë shumë mallkime, por thotë se dhe ajo ishte viktimë e atij tritoli dhe do kishte humbur jetën nëse do ndodhej në kuzhinë në ato momente dhe nëse do ndodhte, “atëherë do ishte nëna ime që do qante”.

Fajin për këtë, Xhovana thotë se e ka “shteti që i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu”, duke iu referuar “armikut” të saj Nuredin Dumani, për të cilin motrat Nikolli kanë deklaruar që më 14 Korrik të këtij viti se ishte ai që ka porositur vënien e tritolit nga burgu, si pasojë e konflikteve që kishin.

Ajo shprehet se mallkimet vetëm “ia shtojnë jetën” dhe se atyre që shajnë “u ka lanë Zotin!”.

Thomaraj ndodhej prej më shumë se dy muajsh në gjendje të rëndë, në intubim në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, teksa viktima ishte fqinj i motrave Nikolla, që jetonin me qira ngjitur hyrjes së tij.

Për krimin Policia nuk ka ende asnjë person të arrestuar.

Postimi i Xhovana Nikollit:

“Sa më shumë të më mallkoni, aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë, edhe ne ishim viktima në atë mes, nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë, as un as motra ime, mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot. Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”.

Postimi i Xhovana Nikollit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 07/10/2024 08:57

    PREJ TE TILLEVE PATJETER QE RASTI TE PARAQITET I RASTIT.....HETIMET VIGJILENTE DO TE VERTETOJNE ME TE DHENA TE PERPIKTA SE QELLIMI I KOPRACEVE ME BASHKPUNIM KA QENE I NDJERI.

    Përgjigju
  • Iris: 07/10/2024 03:23

    Jo moj zonjeze,mos u hiqni si engjellushe se nuk jeni.Mes gjithe atyre djemve e burrave te mire qe ka Shqiperia,me kriminelet e maskarenjte ju zuri qymyri?! Keta ishin /te pikuarit e qiellit/ per ju?! Kur fle me qente ,me pleshta do te zgjohesh.Me vjen keq per ate djalin e pafajshem qe humbi jeten,sa per ju,ata dashnore zgjodhet,ato /dhurata/ do te merrni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave