Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të rihetojë vdekjen e 11 vjeçarit Denis Alimadhi i cili u shtrua në spital për një kurim në sy dhe humbi jetën në sallën e operacionit.

Shkak për humbjen e jetës së 11 vjeçarit Alimadhi u bë sipas hetimeve të asokohe mungesa e ilaçit Dantrolene, ndërsa familjarët e tij kërkuan të mbanin përgjegjësi mjekët irlandez dhe stafi shqiptar.

Denis Alimadhi humbi jetën 4 vite më parë më nëntor të 2012-ës e për këtë rast prokuroria bëri përgjegjës dy mjek irlandez nga të cilët gjykata dënoi me gjobë 60.000 lekë vetëm anestezistin Kevin Clarkson dhe  nxori të pafajshëm mjekun Gerald Fahy.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)