FIER-Dega e Partisë Demokratike i kanë propozuar Këshillit Bashkiak dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ për Agur Vrenozin, i cili cilësohet si hero për aktin që kreu duke u përleshur me tre grabitësit e Exchange dy ditë më parë, ku mori edhe plumbin fatal në kokë i cili i mori jetën.
/Shqiptarja.com
“Këshilltarët demokratë të Bashkisë Fier ia kanë propozuar Këshillit Bashkiak dhënien e titullit Qytetar Nderi për Agur Vrenozin. Ai humbi jetën duke mbrojtur biznesin e një bashkëqytetari nga grabitja” u shpreh kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi.
Ai gjithashtu do t’i kërkojë edhe Kuvendit të mbajë një minutë heshtje në nder të aktit heroik te Agur Vrenozit. Selia blu thotë se Vrenozi ishte kryetar seksioni i PD në Fier. Ai ishte inspektor në Inspektoratin e policisë pyjore të Fierit, ndërsa humbi jetën nga plumbi që mori në kokë pas përleshjes me grabitësit.
d.b/shqiptarja.com











