Vdiq nga një aksident në Përmet, përcillet me lot dhe motorë Vespa për në banesën e fundit themeluesi i ‘Vespa Club Tirana’

 Familjarët e të njohurit i dhanë lamtumirën e fundit themeluesit të Vespa Club Tirana, Gerti Hoxha.

Gerti Hoxha njihej ndryshe edhe si ‘Çomi’, ndërroi jetë dy ditë më parë për shkak të një aksidenti me motor në Përmet.

Prekës ka qenë edhe njoftimi që ka ndarë bashkëshortja e tij ku ka lajmëruar që Gerti Hoxha ka ndërruar jetë.

“Me hidhërove shpirtin, më ke këputur zemrën, s’mund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë. Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë, të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë.”

Gerti Hoxha po kthehej një natë më parë nga Përmeti drejt Tiranës, por ka humbur kontrollin e motorit dhe ka rënë në një skarpat prej 20 metrash. 45-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ai ka lënë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.

 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/07/2023 18:58

    Ngushellime familjes, ska fatkeqsi me te madhe, Por sidoqofte ai ashtu e jetoi jeten, seshte pishman! I perjetshem kujtimi...

    Përgjigju
  • dori: 25/07/2023 15:46

    vendosni kokore kur i jepbi motorit...dhe mos shkoni udhetoni ne vende ku ka gremina...gjynah ,,,mos ecni me shpejtesi,,djale i ri...ngushellime...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani