'Veçmas burrave e me veshje islame', kushti i studimeve të larta për gratë afgane

Gratë në Afganistan mund të vazhdojnë studimet universitare, por vetëm nëse ndahen nga burrat dhe veshin fustane të detyrueshëm të plotë islamikë, sipas vendimit më të fundit të qeverisë së re talebane.

Ministri në detyrë i arsimit të lartë Abdul Baqi Haqqani tha se kishte disa mënyra për t’i plotësuar këto kritere.

"Universitetet duhet të kenë aftësinë për të pasur ndërtesa të ndara. Zgjidhja e parë është që duhet të ketë vende të ndara ku djemtë mund të ndahen nga vajzat," u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.

"Zgjidhja e dytë duhet të jetë mnësimi në turne të ndryshme për vajzat dhe djemtë”,  shtoi ai. Haqqani nuk specifikoi nëse gratë do të duhej të mbulonin fytyrat ndërsa ishin në klasë. Por ai tha se disa kurse duhet të rishikohen gjithashtu, duke nënkuptuar ndryshimin e kurrikulave në sistemin arsimor afgan.

Talibanët tashmë i kanë ndaluar gratë nga sportet , ndërsa kanë dhënë urdhër që muzika të mos inkurajohet. Gratë në Universitetin e Kabulit u zotuan të dielën për angazhimin e tyre ndaj politikave të talebanëve mbi ndarjen gjinore në klasë, duke u mbuluar nga koka deri te këmbët, të veshura me një vello me fytyrë të plotë dhe duke valëvitur flamujt e bardhë të qeverisë së re. Rregullat e reja sinjalizojnë një ndryshim nga praktika e pranuar para marrjes nën kontroll të talebanëve. Universitetet u bashkuan, me burra dhe gra që studionin krah për krah, dhe studentet femra nuk duhej t'i bindeshin një kodi të veshjes.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen