Këngëtari kosovar Vedat Ademi, do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ai dhe bashkëshkortja e tij, Dora presin fëmijën e tyre të parë.

Fëmija që ajo do të sjellë në jetë, është i gjinisë mashkull. Këngëtari është shprehur shumë i lumtur për faktin që do të bëhet baba.

Ndërkaq një tjetër këngëtar kosovar, është bërë baba dhe është pikërisht anëtari i grupit “Etno engjëj”, Milot Hasangjekaj.

Ai është martuar një vit më parë me Marigonën, bukuroshen nga Prishtina e cila ka sjellë në jetë një vogëlush, që e kanë quajtur Jan. TH&TH ju uron suksese të dy çifteve, jetë të lumtur në familjet e tyre.

Su/ Shqiptarja.com