Vednimi, Balla: Familja i
ka rënë me top bollëkut

TIRANE - Deputeti socialist, Taulant Balla, ka reaguar për vendimin e fundit të Berishës, për të akorduar 291 milion lekë për shërbimet qeveritare. Sipas Ballës, familja, e cila është duke pushuar në Dhërmi që prej korrikut, u ka rënë me top parave dhe tashmë u kanë mbaruar. “Kur i kanë mbetur edhe më pak se 3 javë kryeministër, Sali Berisha ka firmosur edhe një vendim tjetër të turpshëm.

Kështu, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 21 gushtit, Qeveria e Sali Berishës ka miratuar një fond shtesë për Shërbimet Qeveritare prej 291 milion lekë, me argumentimin grotesk “për mbarëvajtjen e punës”. Si ka mundësi që Qeveria nuk miratoi ndonjë fond shtesë për Qendrën e Traumës në Spitalin Ushtarak apo për ndonjë jetimore? Por, u kujtua se paskan mbaruar paratë për vilat qeveritare.

Në fakt, sivjet, si edhe çdo vit, Familja i ra me top bollëkut të shërbimeve qeveritare. Tek Vila në Dhërmi janë vendosur të gjithë Berishët që prej fillimit të korrikut dhe siç duket, nga vendimi paskan mbaruar paratë për furnizime në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, shprehet deputeti socialist.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)